09:27 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sekuestrohen 140 kg kanabis në Shkodër, arrestohen 61-vjeçari, djali dhe dy nipat. Ja çfarë gjeti policia

11:35 | 04/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sekuestrohen 140 kg kanabis në Shkodër, arrestohen 61-vjeçari, djali dhe dy nipat. Ja çfarë gjeti policia

SHKODËR

Sekuestrohen 140 kg cannabis sativa, arrestohen 4 persona. Droga në trajtë boçesh u gjet në një banesë të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me pajisje të furnizuara me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vau i Dejës dhe me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se në fshatin Naraç, bashkia Vau i Dejës, ishte prodhuar lëndë narkotike në një banesë, ushtruan kontroll në kuadër të operacionit policor të koduar “Naraç”.

Gjatë kontrollit, në banesën e shtetasit Z. Sh., në fshatin Naraç, shërbimet e Policisë gjetën rreth 140 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa në trajtë boçesh. Nga verifikimet e kryera rezultoi se në këtë banesë kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Gjithashtu, në një ambient në afërsi të banesës, shërbimet e Policisë kanë gjetur pajisje të ndryshme që dyshohet se janë përdorur për kultivimin e bimëve narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me lëndën narkotike dhe 1 mjet zetor me rimorkio. Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit Z. Sh., 61 vjeç, G. Sh., 38 vjeç (babë e bir), D. Sh., 35 vjeç dhe D. Sh. 42 vjeç, vëllezër (nipat e shtetasit Z. Sh.), të gjithë banues në fshatin Naraç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

c7f9345c-ed0a-4814-8d60-6c5cbea7f94d

Pas

EMRI/ U zbuluan nga aplikacioni “ANOM”, del në gjyq grupi i trafikut të kokainës në Mal të Zi, mes tyre shqiptari

Para

Malkaj-pensionistëve: Rama i merr nga xhepi juaj dhe ua kthen më pak se ç’ju mori

Para
Malkaj-pensionistëve: Rama i merr nga xhepi juaj dhe ua kthen më pak se ç’ju mori

Malkaj-pensionistëve: Rama i merr nga xhepi juaj dhe ua kthen më pak se ç'ju mori

Discussion about this post

 



Të Fundit

Operacioni “Valiasi” në Tiranë – Kapen në flagrancë 5 persona me 5.3 kg Cannabis Sativa

Iran, arrestohen 22 persona ‘të lidhur me shërbimet sekrete izraelite’

Lufta Iran-Izrael, Vuçiç: Mendoj se amerikanët po përgatiten për një sulm, por të dyja vendet janë miqtë tanë

Irani dhe Izraeli nisin sulme të reja pasi Teherani përjashton bisedimet bërthamore. Vritet komandanti iranian i dronëve

Trump: Jo SHBA, por anëtarët e tjerë të NATO-s duhet të paguajnë 5% të PBB-së për mbrojtjen

Kosovë, sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit. Vetëvendosja nuk heq dorë nga kandidatura e Albulena Haxhiut

Rinumërimi i votave për Tiranën/ Hapja e 355 kutive: PD 177 vota të pavlefshme, PS 170

Parashikimi i motit për sot, 21 qershor 2025

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.