05:14 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Ish-kryeministri pakistanez kërcënon me mosbindje civile: Hetim për vrasjen e protestuesve dhe lirimin e të arrestuarve

09:31 | 06/12/2024
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ish-kryeministri pakistanez kërcënon me mosbindje civile: Hetim për vrasjen e protestuesve dhe lirimin e të arrestuarve

Ish-kryeministri i burgosur i Pakistanit, Imran Khan, u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të mbajnë një tubim javën e ardhshme dhe ka kërcënuar se do të nisë një lëvizje të mosbindjes civile, disa ditë pasi partia e tij udhëhoqi një marsh vdekjeprurës protestues në Islamabad. Në një postim në X, Khan u kërkoi mbështetësve të tij që të mblidhen më 13 dhjetor në qytetin veriperëndimor të Peshavarit, kryeqytetit të provincës Kiber Pakhtunkva, që udhëhiqet nga partia e tij, Pakistan Tehrik-e Insaf (PTI).

Ai kërkoi që të kryhet një hetim për shtypjen e marshit protestues të 25 nëntorit, kur u vranë të paktën 12 mbështetës të tij dhe për dhunën e 9 majit të vitit të kaluar, kur u vranë tetë persona. Ai po ashtu kërkoi lirimin e të gjithë të arrestuarve, që ai i cilësoi si të arrestuar politikë.

“Nëse këto dy kërkesa nuk plotësohen, një lëvizje e mosbindjes civile do të nisë nga 14 dhjetori dhe Qeveria do të mbahet përgjegjëse për çdo pasojë”, tha Khan. Qeveria pakistaneze mohon se gjatë protestës së 25 nëntorit kanë vdekur mbështetës të Khanit dhe thotë se ata kanë sulmuar instilacionet ushtarake më 9 maj të vitit të kaluar.

 

 

Autoritetet kanë raportuar se disa anëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë gjatë protestave në nëntor. Një ditë më herët, ndaj Khanit është ngritur akuzë për udhëheqjen e sulmeve të 9 majit. Ai është deklaruar i pafajshëm.Aktakuza është një prej dhjetëra rasteve të ngritura ndaj ish-kryeministrit 72-vjeçar, i cili gjendet në burg që nga viti i kaluar.

Ai dhe partia e tij thonë se rastet penale janë të stisura, me qëllim që ta mbajnë Khanin jashtë politikës me urdhër të ushtrisë, pasi ai prishi raportet me gjeneralët e ushtrisë para se të rrëzohej nga pushteti më 2022. Ushtria e Pakistanit ka mohuar këto akuza.

Pas

Nuk paguan detyrimet tatimore me vlerë 9 mln lekë, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq firmën e ndërtimit dhe administratorin e saj

Para

11 fëmijë të lënduar në Shkup nga sfida në “Tik-Tok”

Para
11 fëmijë të lënduar në Shkup nga sfida në “Tik-Tok”

11 fëmijë të lënduar në Shkup nga sfida në “Tik-Tok”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.