07:27 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Mirror”: Vlora e ngjashme me Costa del Sol, por pa turma turistësh

07:22 | 11/04/2025
në Aktualitet, Kryesore, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Turizmi nxiti hapjen e hoteleve të reja, numri i strukturave u rrit me 8.4% në 2022

Vlora në Shqipëri është e ngjashme me Costa del Sol të Spanjës dhe ofron mot të ngrohtë dhe pamje idilike dhe duhen pak më shumë se tre orë për të mbërritur atje nga Britania e Madhe, shkruan Ashley Bautista për të përditshmen britanike “Mirror”.

Disa xhevahire më pak të njohur të Evropës po tërheqin turistët falë diellit, detit dhe peizazheve mahnitëse këtë pranverë dhe verë.

Spanja, Franca dhe Italia zakonisht mbeten destinacionet kryesore, por vendpushimet dhe brigjet e njohura të Spanjës po përjetojnë një fluks vizitorësh çdo vit. Shumë turistë janë në kërkim të disa vendeve më të qeta për një pushim.

Vlora – një qytet i mrekullueshëm – ngjan me Costa del Sol – një vendpushim popullor në Spanjë.

Më pak e mbushur me njerëz – ndërkohë që ofron plazhe të bukura dhe peizazhe piktoreske – Vlora është vendi i përsosur për të shijuar ditët me diell këtë pranverë dhe verë.

Është qyteti i tretë më i populluar në Shqipëri, i vendosur në pjesën jugore të vendit dhe i rrethuar nga ultësirat e Maleve të Vetëtimës – përgjatë brigjeve të deteve Adriatik dhe Jon.

Ky qytet i bukur ofron të gjitha kushtet për pushime ëndrrash me temperatura që variojnë nga 15 gradë Celsius deri në 23 gradë Celsius – me motin që pritet të bëhet shumë më i ngrohtë në javët e ardhshme – dhe që është vetëm tre orë e 10 minuta larg nga aeroporti i Londrës.

Rajoni shqiptar njihet edhe për vreshtat dhe kantinat e gjera të verës, ku produktet më të njohura janë “Vloshi” dhe “Shesh i Zi”.

Gastronomia e saj gjithashtu ka fituar popullaritet, pasi ndërthur shijet tradicionale shqiptare me ndikimet mesdhetare dhe italiane.

Gatimet e njohura përfshijnë; byrek, fërgesë, tavë kosi, qifqi, shëndetli, raki, pite, bakllava dhe varietete të mishit dhe prodhimeve të detit.

Aktivitetet që mund të bëni në Vlorë

Vlora njihet për plazhet e saj mahnitëse. Ujërat janë të pastra kristal dhe ka shumë restorante dhe kafene rreth bregut për vendasit dhe vizitorët.

Plazhet më të njohura janë Plazhi i Vjetër, i Radhimës dhe i Orikumit me pamje nga deti Jon.

Gjithashtu, vizitorët mund të eksplorojnë Monumentin e Pavarësisë dhe Sheshin e Flamurit, të cilat njihen si vendet ku Shqipëria shpalli pavarësinë e saj nga Perandoria Osmane në vitin 1912.

Shëtitorja e Vlorës ofron gjithashtu pamje mahnitëse të detit dhe është vendi i përsosur për të shëtitur dhe shijuar atmosferën mesdhetare.

Një nga monumentet më të famshme në Vlorë është Xhamia e Muradies, e cila daton në shekullin XVI, e njohur për arkitekturën e saj osmane.

Gjithashtu, turistët mund të vizitojnë edhe Manastirin e Zvërnecit, i cili është një vend tjetër fetar.

Për ata që janë më aventurierë, aktivitete të tjera përfshijnë udhëtime me varkë në ishullin e Sazanit dhe Gadishullin e Karaburunit – të cilat janë vendet perfekte për të eksploruar shpellat e fshehura, për të bërë zhytje dhe not.

Sidoqoftë, çmimet mund të rriten gjatë pikut të sezonit turistik, midis qershorit dhe gushtit, çmimet mund të shkojnë deri në 316 paund.

Për turistët që ende janë në mëdyshje se ku duhet të kalojnë pushimet – Vlora në Shqipëri premton një atmosferë të shkëlqyer larg zhurmës dhe kaosit të qytetit.

Gjithashtu, ky qytet bregdetar është më pak i mbushur me turistë krahasuar me destinacionet e tjera të pushimeve dhe kujt nuk do t’i pëlqente një arratisje më e qetë?

Pas

Aksident në Greqi, mjeti i shqiptarit përplaset me një tjetër, vdes një pasagjer 42-vjeçar

Para

Pas operacionit në gju, një adoleshent 17 vjeçar harron gjuhën e tij amtare

Para
Të huajt dynden në Shqipëri për të bërë operacione plastike e estetike

Pas operacionit në gju, një adoleshent 17 vjeçar harron gjuhën e tij amtare

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.