22:57 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Fier/Arrestime, procedime dhe kërkime për vepra penale në territorin e qarkut

11:23 | 07/06/2025
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fier/Arrestime, procedime dhe kërkime për vepra penale në territorin e qarkut

Drejtoria Vendore e Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, ka kryer disa veprime hetimore dhe arrestime për vepra të ndryshme penale gjatë 24 orëve të fundit.

Aksident rrugor në gjendje të dehur – Një shtetas në pranga

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 28 vjeç, banues në Berat, pasi në fshatin Strum, automjeti që ai drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me një mjet bujqësor që drejtohej nga shtetasi M. K., 37 vjeç. Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar pasagjerja në mjetin bujqësor, M. K., 63 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shkelje e masës “Arrest në shtëpi” dhe dhunë në familje – Një arrestim

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 66 vjeç, banues në Lushnjë, i cili u kap jashtë banesës, ndonëse ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale:

  • “Dhuna në familje”,
  • “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe
  • “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Konflikte dhe vepra të tjera penale – Procedime në Lushnjë dhe Fier

  • U referuan materialet në Prokurori për shtetasit Y. S., 60 vjeç dhe A. S., 56 vjeç, banues në Karbunarë e Vogël, që dyshohet se janë konfliktuar për motive pronësie me shtetasin I. S., 63 vjeç.

Në Fier:

  • U arrestua në flagrancë shtetasi E. Sh., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka vjedhur një biçikletë në pronësi të një 24-vjeçari;
  • U procedua penalisht shtetasi P. H., 54 vjeç, banues në Frakull e Madhe, pasi dyshohet se ka djegur një kavaletë me bar në pronësi të një 67-vjeçari;
  • U shpallën në kërkim dhe u referuan materialet për:
    • G. L., 33 vjeç, që dyshohet se ka goditur me grushte një shtetas 30 vjeç, për motive të dobëta;
    • E. H., 32 vjeç, që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Punohet për kapjen e tyre.

Dhunë ndaj të miturve dhe kërcënime kibernetike

  • Në Divjakë, u procedua penalisht shtetasi M. T., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij 9-vjeçar.
  • Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori për shtetasen A. P., 29 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se ka kanosur një shtetas 30 vjeç nëpërmjet rrjeteve sociale.

Dëmtim prone në Patos

Në Stacionin e Policisë Patos, shtetasi H. G., 34 vjeç, banues në lagjen “Grizë”, kallëzoi se gjatë natës është dëmtuar fasada e lokalit të tij, ndërsa lokali ka qenë i mbyllur. Po punohet për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Të gjitha materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme hetimore.

Pas

Rrezikoi të mbytej ndërsa po notonte në “Plazhin e Vjetër, shpëton 13-vjeçarja

Para

Nata e dytë e zjarrit, Rusia sulmon sërish Ukrainën me rekord dronësh, ka viktima

Para
Nata e dytë e zjarrit, Rusia sulmon sërish Ukrainën me rekord dronësh, ka viktima

Nata e dytë e zjarrit, Rusia sulmon sërish Ukrainën me rekord dronësh, ka viktima

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.