20:19 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Vladimir Putin dhe Xi Jinping i bëjnë thirrje Trumpit: Khamenei nuk mund të ekzistojë më, mos u përfshi!

15:19 | 19/06/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vladimir Putin dhe Xi Jinping i bëjnë thirrje Trumpit: Khamenei nuk mund të ekzistojë më, mos u përfshi!

Lideri Suprem i Iranit, Ali Khamenei nuk duhet lejuar të vazhdojë të ekzistojë: Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz e akuzoi Ajatollahun se ka urdhëruar personalisht sulmin ndaj spitalit në jug të shtetit hebre, ndërsa plani ishte për të shënjestruara disa qytete izraelite njëherazi.

Khamenei deklaron hapur se dëshiron që Izraeli të shkatërrohet, ai personalisht dha urdhrin për të goditur spitalet. Shkatërrimin e shtetit të Izraelit e konsideron qëllimin e tij. Një njeri i tillë nuk mund të lejohet më të ekzistojë.

“Khamenei deklaron hapur se dëshiron që Izraeli të shkatërrohet, ai personalisht dha urdhrin për të goditur spitalet. Shkatërrimin e shtetit të Izraelit e konsideron qëllimin e tij. Një njeri i tillë nuk mund të lejohet më të ekzistojë”, tha ministri i mbrojtjes së izraelit.

Ndërkohë, Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez Xi Jinping bënë sërish thirrje për një “zgjidhje diplomatike” të konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, në atë që po shihet si një mesazh për Donald Trump që SHBA-ja të mos i bashkohet luftimeve.

“Të dyja palët i përmbahen të njëjtës qasje, duke dënuar me forcë veprimet e Izraelit”, tha një zyrtar i Kremlinit, Yuri Ushakov, i cili shtoi se Moska dhe Pekini besojnë se fundi i armiqësive “duhet të arrihet ekskluzivisht me mjete politike dhe diplomatike”.

Në Europë, po bëhen sakaq përpjekje për ta rikthyer Iranin në tryezën e negociatave mbi programin e tij bërthamor. Të premten, ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe, si dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme, Kaja Kallas, do të takohen me ministrin e jashtëm iranian në Gjenevë.

Sipas diplomatëve gjermanë, qëllimi i bisedimeve është të merren siguri nga pala iraniane se ajo po e përdor vërtet programin e saj bërthamor vetëm për qëllime civile.

 

Pas

Dëbimi i policëve serbë nga Kosova, BE: Kjo duhej të ishte masa e fundit

Para

Kiev në zi pas sulmit rus me 28 viktima, Putin kërcënon Gjermanin: Taurus do të thotë përfshirje direkte në luftë

Para
Kiev në zi pas sulmit rus me 28 viktima, Putin kërcënon Gjermanin: Taurus do të thotë përfshirje direkte në luftë

Kiev në zi pas sulmit rus me 28 viktima, Putin kërcënon Gjermanin: Taurus do të thotë përfshirje direkte në luftë

 



Të Fundit

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

Bombarduesit B-2 të SHBA në pozicion luftarak përballë Iranit, “të armatosur rëndë”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.