22:12 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Më falni”, në shqip Marini u drejtohet familjarëve të italianit që lidhi dhe vrau barbarisht. Gjykata i jep 16 vjet burg

11:54 | 10/12/2016
në Aktualitet, Flash, Kryesore
0
”Më falni”, në shqip Marini u drejtohet familjarëve të italianit që lidhi dhe vrau barbarisht. Gjykata i jep 16 vjet burg

Florind Marini që lidhi dhe vrau italianin e moshuar dënohet nga gjykata italiane me 16 vjet burg. ”Më falni”, u ka thënë në shqip familjarëve të të moshuarit Ugo Cannozi, 82 vjeç, ish-polic, të cilin në bashkëpunim me të tjerë e vrau në shtëpinë e tij gjatë grabitjes.

Marini, 27 vjeç ka marrë gjykim të shkurtuar, duke përfituar një dënim me 8 vite më pak dhe një gjobë 400 euro për grabitjen.

Shqiptari është ekstraduar në Itali, pas largimit prej andej, me qëllim që t’i nënshtrohej gjykimit pas krimit të rëndë.

 82-vjeçari që u vra barbarisht, pasi u lidh këmbë e duar, ishte i sëmurë. Ngjarja e rëndë ndodhi në 15 janar të vitit 2013. Pas vrasjes, grupi u largua nga shtëpia e tij me disa bizhuteri me vete dhe disa qindra euro.

Nëpërmjet përkthyesit, në shqip, Marini u ka kërkuar falje të afërmve të të ndjerit.

“I kërkoj falje për veprën e kryer djalit dhe familjes së viktimës. Unë kam ardhur në Itali për të dalë në gjyq dhe të dënohem për veprimet e mia. “, u ka thënë 27-vjeçari.

Marini ishte duke vuajtur dënimin për probleme droge në Shqipëri, kur është kërkuar ekstradimi nga autoritetet italiane.

Hetimet nxorën si konkluzion se ish-policit i është vënë jastëku sipër, derisa ai dha frymën e fundit. I moshuari ishte lidhur këmbë e duar me rrip.

Vrasja gjatë grabitjes ndodhi në bashkëpunim me kushëririn e të dënuarit Marini, Lorenc Marini 28 vjeç që tashmë është dënuar dhe Besnik Metushin 26 vjeç, të dy shqiptarë.

 

Pas

Ndërtimi i TEC, protestojnë banorët në Korçë. Ervin Salianji: Aferë kriminale

Para

Cekja shtrohet në spital, ç’i ka ndodhur humoristit (VIDEO)

Para
Cekja shtrohet në spital, ç’i ka ndodhur humoristit (VIDEO)

Cekja shtrohet në spital, ç'i ka ndodhur humoristit (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

Papa Leoni XIV: Lufta nuk duhet të bëhet normalitet, armët e avancuara janë tundim që duhet refuzuar

The Guardian: Rusia dhe Irani përballen me sfida globale, partneriteti i tyre në vështirësi

Shpërthen vullkani Lewotobi Laki-Laki në Indonezi, alarm maksimal dhe re hiri mbi 10.000 metra

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.