03:32 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

OKB: Shqipëria të dëmshpërblejë familjarët e viktimave të regjimit komunist

20:52 | 12/12/2016
në Aktualitet, Flash, Sociale, Te Fundit
0
OKB: Shqipëria të dëmshpërblejë familjarët e viktimave të regjimit komunist

Zyra e Të Drejtave të Njeriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara i bën thirrje autoriteteve shqiptare që të dëmshpërblejnë familjet e rreth 6,000personave të zhdukur gjatë regjimit komunist.

Houria Es-Slami, drejtuese e grupit për personat e zhdukur, e cila i dha fund një vizitë një-javore në vendin tonë, u shpreh se Shqipëria ka nevojë për të “kthyer faqen e dhimbshme të së kaluarës.”

“Të gjitha viktimat, të zhdukurit dhe të afërmit e tyre kanë të drejtën e dëmshpërblimit të plotë, e cila përfshin kompensim, kthimin, rehabilitimin dhe garancitë për mospërsëritje,” thuhet në raportin paraprak, përcjell Asocciated Press.

Gjatë regjimit komunist, nga viti 1944 deri në 1990, rreth 6,000 njerëz janë vrarë, 34.000 janë burgosur dhe më shumë se 50.000 u dërguan në kampet e internimit.

“Asnjë rast i zhdukjes me forcë të kryera gjatë këtyre viteve nuk ka mbërritur ndonjëherë në gjykatat shqiptare”, thuhet në raport e OKB-së.  Kjo, sipas saj, ka ndodhur për shkak të mungesës së iniciativës nga prokurorët, mungesës së informacionit nga familjarët dhe mosbesimi te institucionet.

Zyrtarët e OKB-së thonë se, Shqipëria, e cila ka ratifikuar një konventë ndërkombëtare për të zhdukurit në vitin 2007, duhet “të marrë një qasje më gjithëpërfshirëse” për t’iu dhënë viktimave dhe familjeve të tyre të drejtën për të vërtetën, drejtësinë, riparimin dhe kujtesës.

Qeveritë post-komuniste të Shqipërisë nuk ka sponsorizuar ndonjë memorial të tyre pavarësisht nga ekzistencës së disa kampeve të punës, burgjeve dhe të paktën 29 vendeku janë gjetur disa eshtra.

Vetëm muajin e kaluar, qeveria hapi një ish-bunker top-sekret bërthamor si një muze për të treguar se si policia e epokës komuniste persekutonte kundërshtarët e regjimit.

“Viktimat apo familjet e tyre duhet të shkojnë të paktën në pesë institucione publike për të kërkuar dëmshpërblimin”, thonë ekspertët e OKB-së. 

Ekspertët e OKB-së rekomandojnë “një debat kombëtar publik mbi trashëgiminë e së kaluarës komuniste dhe si të tejkalohen në mënyrë kolektive pasojat e tij të dhimbshme”. /Shuplaka.com/

 

wp

Etiketa: demshperblimkomunizmikrimetOKBshqiperia
Pas

LETËR NËNAVE TE REJA, RRITINI FËMIJËT TUAJ ME GJI

Para

Gentiloni krijon qeverinë e re italiane, lista e ministrave

Para
Gentiloni krijon qeverinë e re italiane, lista e ministrave

Gentiloni krijon qeverinë e re italiane, lista e ministrave

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.