Dikur ishte një ndër qytetet më të bukur dhe të rëndësishëm të botës arabe dhe jo vetëm, ndërsa sot ka mbetur një gërrmadhë e madhe. Lufta e ashpër civile, që po zgjat prej disa vitesh, e ka shkatërruar plotësisht qytetin historik të Alepos në Siri.
Nëse dikur ishte një qendër e rëndësishme kulture dhe biznesi, sot Alepo nuk është gjë tjetër veçse një qytet i boshatisur dhe pa jetë.
Për më tepër ndiqni pamjet e mëposhtme të marra nga një dron. /Shuplaka/