Një person është vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim nën akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. Dy personat akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me përpunimin, përgatitjen dhe tharrjen e sasive të konsiderueshme lënde narkotike.
Gjithashtu ka nisur procedimi penal ndaj shtatë të tjerëve që akuzohen për “moskallëzim krimi”.
Gjatë kontrollit të ushtruar, policia gjeti dhe sekuestroi sasi të konsiderueshme lënde dhe bimë narkotike.
Njoftimi i policisë
Policia ka arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe ka shpallur në kërkim 1 tjetër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Arrestohet shtetasi: – Gentian Muhollari, 20 vjeç, banues në fshatin Metoq, Sarandë.
Shpallet në kërkim shtetasi: – L.O., 27 vjeç, banues në Sarandë. Procedohen në gjendje të lirë: – 7 shtetase për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Sarandës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit Gentian Muhollari, i cili dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin L.O, merreshin me përpunimin, përgatitjen dhe tharjen e një sasie me lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiva.
Policia ka bërë kapjen në flagrancë të Gentian Muhollarit i cili tentoi të largohej me vrap, në fshatin Metoq të Sarandës, pranë një tuneli të braktisur (pa pronarë), në të cilin përpunohej dhe mbahej e fshehur lënda narkotike, e dyshuar si Cannabis Sattiva.
Gjatë kontrollit të vendit të ngjarjes, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
– 41 kg e 850 gramë, lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva, në formë boçesh
– 423 kg degë bime me gjethe dhe boçe, e dyshuar si Cannabis Sattiva
– 192 kg e 95 gramë, degë dhe gjethe në formë byku.
Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”108″ exclusions=”158,159,160,163,164,165,166,331,333,335″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]