Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj avokatit Genc Gjokutaj.
Ai u ndalua dy ditë më parë pas një kontrolli të beftë të Policisë Rrugore. Avokati u kap në flagrancë teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Në reagimin e saj zyrtar, Policia e Tiranës u shpreh se u bë shoqërimi në komisariat i avokatit që rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur pas marrjes të kampionit të gjakut, për shkak se Gjokutaj refuzoi të kryente testin e alkoolit.
Veç akuzës “Drejtim mjeti në gjendje të dehur”, mbi të rëndon edhe akuza “Kundërshtim të punonjësit të policisë”. (XH.A/SHUPLAKA)