Një tjetër grabitje është shënuar gjatë ditës së sotme. Mësohet se dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur menaxherin e një firme që tregtonte pajisje elektronike në qytetin e Fierit.
Nën kërcënimin e armëve, mësohet se është grabitur shuma prej 220 milionë lekësh. Sipas bluve të qytetit të Fierit, personat i kanë dalë para menaxherit në afërsi të shkollës “Dertliu” dhe pasi kanë marrë çantën me lekë, ata janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Fierit, ku policia ka ngritur disa pika kontrolli.
Kujtojmë se brenda ditës së sotme janë shënuar edhe dy grabitje të tjera. Maskat në Tiranë grabitën mëngjesin e sotëm një filial të “Tirana Bank” tek “21 Dhjetori”. Një biznesmen në Korçë ra pre e grabitjes gjatë natës. Dyshohet se personat e maskuar vodhën rreth 7 milionë lekë të vjetra nga kasaforta e biznesit të tij. (XH.A/SHUPLAKA)