Dashamir Tahiri ka dhënë sot versionin e tij lidhur me dy vepra të padeklaruara në formularin e tij për Dekriminalizimin. Tani që prokuroria kërkon heqjen e mandatit, Tahiri komenton se është krejt absurde.
Për paratë false Tahiri komentoi:
”Sa i përket për atë tjetrën që thonë, për para false, kam qenë si vizitor në Itali atje kam qëndruar në një bar në autostradë dhe kam marrë lëng portokalli ku si për kusur më është kthyer 10 mijë lireta, sot 5 euro. Atje ka qenë policia, po nuk jam dënuar.
Menjëherë kam marrë të gjitha masat. Vendimi që ka marrë prokuroria më duket absurde se nuk ka asnjë lidhje me mua ligji i dekriminalizimit, se kjo nuk bën pjesë, nga 6 muaj në 2 vjet burg. Unë me t’u vënë në dijeni i njoftova organet kompetente.”
Për lejën e drejtimit Tahiri komentoi:
”Mua më ka ndodhur si shumë shqiptarë të tjerë, ka qenë viti 2004, ku shqiptarët shiheshin si dele e zeze, por patenta nuk ka qenë false. Atëherë jam njoftuar nga prokuroria, më thotë të ka dalë ky dënim, atëherë njoftova dhe po merrem me rrugën ligjore.”(V.G/SHUPLAKA)