Gjatë pushimeve në Londër me të fejuarën e tij Xhensila Myrtezajn, aktori i humorit Bes Kallaku ka gjetur kohë edhe për të bërë një foto me futbollistin e Arsenalit, Shkodran Mustafi.
Në shkrimin e tij në rrjetet sociale, Besi kujton kohët kur edhe ai ka luajtur futboll.
“Bes Kallaku dhe Shkodran Mustafi nje kolegu im. Nejse, emocion i papare. 2 futbolliste profesioniste, njeri kampion bote me Gjermanine dhe futbollist i Arsenalit, tjetri kampion me Mamurrasin, me Shen Kollin dhe me Korabin e Peshkopisë”, shkruan aktori në postimin e tij në rrjetet sociale.
Futbollisti i Arsenalit nuk i ka mohuar asnjëherë rrënjët e tij shqiptare. Bes Kallaku ka luajtur për pak kohë me ekipin e Mamurrsit dhe me ekipin e Korabit para disa vitesh, por e ka lënë futbollin për aktrimin. (D.D/Shuplaka)