23:58 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Rikthimi i Mentor Mazrekajt, Partizani do të vijë me një karakter më sulmues

12:34 | 08/01/2017
në Sport, Te Gjitha
0
Rikthimi i Mentor Mazrekajt, Partizani do të vijë me një karakter më sulmues

Partizani për këtë sezon pritet që të jetë më i kompletuar pasi të kuqtë presin rikuperimin e plotë të mesfushorit kosovar Mentor Mazrekaj. 27­-vjeçari po bën gati një vit që nuk është në dispozicion të skuadrës dhe mungesa e tij ka qenë një minus i madh për kryeqytetasit. Kjo për shkak të një operacioni që kreu në marsin e vitit të shkuar në kaviljen e këmbës së djathtë.

Por së fundmi është kthyer optimizmi në kampin e kuq për Mazrekajn i cili e ka kaluar plotësisht komplikacionin që i solli operacioni duke u shëruar plotësisht. Prej javësh Mazrekaj ka nisur përgatitjet intensive për të kapur formën optimale, në mënyrë që të jetë 100% i gatshëm për trajnerin Sulejman Starova.

Në ndeshjen e fundit me Skënderbeun stafi teknik e aktivizoi 27-­vjeçarin në minutat e fundit duke treguar se Mazrekaj e ka kaluar lëndimin dhe sfida e vetme mbetet kapja e formës fizike. Faza përgatitore në Antalia pritet që t’i vlejë shumë Mentor Mazrekajt dhe jao që pritet është që mesfushori të jetë i gatshëm për trajnerin Starova që në ndeshjen e parë me Luftëtarin. Po kështu Mentor Mazrekaj nuk ka shfaqur asnjë problem gjatë seancave të para që janë zhvilluar në Antalia dhe ngarkesën po e suporton pa asnjë problem.

Ndryshimi i skemës me rikthimin e Mazrekajt në formacionin bazë pritet që të ndryshojë edhe vendosja e gjithë lojtarëve në fushën e lojës. Zakonisht në të majtë të mesfushës trajneri Starova ka përdorur disa alternativa si Trashi, Torasa, Bardhi e Fili. Por Partizani nuk i mban sytë vetëm nga Mazrekaj, por edhe nga përforcimet e mëtejshme të janarit, ku ditë më parë është folur edhe për sulmuesin shqiptar të Kombëtares së Maqedonisë, Agim Ibrahimi apo rikuperimi i plotë i Xhevahir Sukajt.

Duke parë situatën aktuale në kampin e kuq, pritet që Partizani i pjesës së dytë të sezonit të ketë një karakter më sulmues dhe nëse do të rikthehet Mazrekaj i dikurshëm, sulmuesit e deklaruar do të kenë më shumë topa në dispozicion. Me rikthimin e 27-vjeçarit, trajneri Starova do të ketë më shumë alternativa në dispozicion, por vështirësia qëndron në përzgjedhje, shkruan një portal online. (J.V/Shuplaka)

 

pppppp

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: Mentor MazrekaPartizanirikthmimi
Pas

20 kilogramë drogë në autobusin Kosovë-Gjermani, arrestohen në flagrancë 3 persona

Para

Shënohet viktima e dytë nga i ftohti, vdes endacaku në Sarandë (EMRI)

Para
Shënohet viktima e dytë nga i ftohti, vdes endacaku në Sarandë (EMRI)

Shënohet viktima e dytë nga i ftohti, vdes endacaku në Sarandë (EMRI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.