Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, do të vizitojë ditën e sotme Kosovën, vizitë zyrtare gjatë së cilës pritet që të takohet me drejtuesit e institucioneve të vendit dhe me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar.
Gjatë kësaj vizite, ai do të takohet me Komandantin e KFOR, Giovanni Fungo dhe me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë. Stoltenberg do të zhvillojë takime “kokë më kokë” me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrin Mustafa, me të cilin do të mbajë edhe një konferencë shtypi.
Vizita e tij në Kosovë vjen pas vizitës zyrtare në Bosnjë Hercegovinë. NATO është duke ndihmuar qeveritë e Ballkanit Perëndimor me organet e tyre të zbulimit dhe të mbrojtjes që t’i rezistojnë ndikimit të huaj politik, sidomos atij rus. (XH.A/SHUPLAKA)