22:11 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Përplasja Lalla-Lu, Meta i del në mbrojtje Kryeprokurorit

18:51 | 03/02/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta: Vendimi i Francës i mirëpritur, por i paplotë. Ramush Haradinaj të çlirohet nga të gjitha akuzat e Serbisë

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat për të mbajtur qëndrim lidhur me përplasjen mes ambasadorit amerikan, Donald Lu me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llallën.

“Me kërkesën time sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, ka kërkuar sqarime shtesë për vlerësimin e kryer nga Prokuroria e Përgjithshme, për plotësimin e kritereve. Kandidatët që nuk plotësojnë kushtet largohen. Për deklaratat e Lu-së ndaj Llallës kam kërkuar shumë sqarime ”, tha Meta.

Kreu i Kuvendit shtoi se, Prokurori i Përgjithshëm ka kryer përgjigje zyrtare, duke sqaruar se asnjë kandidat tjetër përveç tre emrave të dërguar nuk plotëson kriteret e vendosura nga Kuvendi për anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë që do të përbehet nga 9 anëtarë.

Ndërsa në lidhje me akuzën se prokuroria ka shmangur konkurencën dhe transparencën për kandidimin e prokurorëve të sistemi, Meta  u shpreh se nuk ka pasur asnjë prokuror që të ketë përfunduar shkollën e Magjistraturës që të plotësonte këtë kusht, si edhe në Prokurori të Apelit, të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë me asistencën e OPDAT dhe Euralius. “Nuk ka pasur ulje në detyrë të asnjë prokurori. Prokuroria e Përgjithshme ka zbatuar në mënyrë korrekte Kushtetutën dhe ligjin” deklaroi Meta. 

Po kështu përsa i përket Reformës në Drejtësi ai ka deklaruar se me nerva të çelikta nuk do të ndalet sa ajo të shkojë drejt fundit. “Unë jam këtu si Kryetar i Kuvednit për të thelluar trasparencën. Frymën e Kushtetutës në Shqipëri e interpreton vetëm Gjykata Kushtetuese. Jam këtu për t’u bërë thirrje të gjithëve. Me nerva të çelikta pa u ndalur, sepse jemi angazhuar për të ca cuar deri në fund Reformën në Drejtësi. Jam këtu për të ndihmuar trasparencën e procesit dhe ky do të vazhdojë dhe do të monitorohet nga partnetët tonë kombëtar”, tha Meta.

Përsa i përket mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare Meta ka thënë se ishte një mbjedhje shumë bashkëpunuese dhe pritshmëria është të arrestohet Klemend Balili.  

“Dua të falënderoj Presidentin i cili mori në konsideratë kërkesën time si anëtar i këshillit të sigurisë kombëtare, dhe ka qenë mbledhje bashkëpunuese, dhe nga më të përgjegjshmet që kam marrë pjesë. Pritshmëria që kemi është arrestimi i Klement Balilit, por nuk është çështje që zgjidhet këtu, por që do ta zgjidhin agjencitë tona ligjzbatuese,” tha Meta.

Më herët Presidenca zbardhi diskutimet 2 orëshe të ditës së sotme në në Këshillin e Sigurise Kombetare, e cila u mblodh nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani me kërkesën e Ilir Metës. Presidenti i Republikës theksoi që në fillim se shqetësimi i ngritur është serioz, legjitim, i nevojshëm për të nënvizuar më fort angazhimin dhe bashkërendimin e veprimeve të agjencive ligjzbatuese të lidhura drejtpërdrejtë me sigurinë kombëtare. (J.V/Shuplaka)

Pas

Ndarja nga jeta e Dritëro Agollit, Meta: Reformator historik i letërsisë shqipe, dhimbja është e pamatshme

Para

Fillimet e karrierës politike, rrëfehet Ilir Meta: I rrija pas Dritëro Agollit…

Para
Ilir Meta sot në Prishtinë, do takojë AAK-në

Fillimet e karrierës politike, rrëfehet Ilir Meta: I rrija pas Dritëro Agollit...

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

Papa Leoni XIV: Lufta nuk duhet të bëhet normalitet, armët e avancuara janë tundim që duhet refuzuar

The Guardian: Rusia dhe Irani përballen me sfida globale, partneriteti i tyre në vështirësi

Shpërthen vullkani Lewotobi Laki-Laki në Indonezi, alarm maksimal dhe re hiri mbi 10.000 metra

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.