Ministri i Financave Ahmetaj ka bërë prezantimin e tij si kandidat për deputet i Kavajës. Krah tij është shfaqur Elvis Roshi dhe Gentian Daja.
Daja nuk është një emër i panjohur për mediat dhe për qytetarët e Kavajës. Ai është kreu i rikonfirmuar i Partisë Socialiste në këtë qytet. Më parë ai ka mbajtur disa poste në këtë qytet, madje ka qenë edhe kreu i Drejtorisë së Patentave.
Po ky person është akuzuar vazhdimisht për lidhjen e tij me krimin. Partia Demokratike e akuzon atë për lidhje me trafikun e drogës në Itali.
Sipas tyre mediat italiane e përmendin se Gentian Daja është arrestuar në vitin 2004 nga policia e Udines për shpërndarje droge ndërsa në momentin e arrestimi atij i ishin bllokuar 343 gramë kokainë.
Nga ana tjetër Rroshi nuk ka hequr dorë asnjë ditë nga pozicioni i tij si kryebashkiak i Kavajës.
Burime të sigurta të ”Shuplaka”-s në Bashkinë e Kavajës thonë se Elvis Rroshi nuk e ka lënë asnjë ditë detyrën, madje vazhdon të shkojë përditë i pashqetësuar në zyrën e tij.
Ai vazhdon të ushtrojë pozicionin e kryebashkiakut, madje duke vazhduar edhe mbështetjen për aktivitetet. Së fundmi Rroshi është duke mbështetur edhe një festival për fëmijë. (E.K/SHUPLAKA)