Komsioni Qendror i Zgjedhjeve, gjatë mbledhjes së sotme ka rrëzuar propozimin për regjistrimin e partive politike, nisur nga debati i LIBRA-s së Ben Blushit. 7 anëtarë të KQZ-së votuan pro rrëzimit të propozimit për regjistrimin e partitive politike për zgjedhjet e 18 qershorit.
Një udhëzim që ndryshon rregullat për kandidimin e partive politike në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, ka krijuar përplasje mes KQZ dhe partisë LIBRA. Udhëzimi i ndryshuar, mes të tjerash, parashikon që partitë politike që nuk zotërojnë mandate në Kuvend, për të garuar në zgjedhjet e reja duhet të mbledhin 5 mijë firma nga zgjedhësit, shkruan një portal online.
Një ditë më parë me një gjuhë të ashpër, kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se po tenton të nxjerrë partinë e tij jashtë zgjedhjeve të 18 qershorit. Sipas Blushit KQZ ka një tendencë që të nxjerrë nga zgjedhjet partinë LIBRA. (J.V/Shuplaka)