Legjenda e Barcelonës, Hristo Stoichkov ka befasuar të gjithë Europën pasi ka thënë se Lionel Messi para 6 muajve ka rinovuar kontratën me klubin katalanas.
Ish-sulmuesi bullgar në këtë mënyrë ka hedhur poshtë zërat e mediave të cilat kanë përfolur një largim të Messit nga “Camp Nou”, shkruan “Sport.es’’, shkruan ”Syri.net”.
“Përse nuk festoi në fundjavë Messi? Arsyeja është e thjeshtë për shkak të presionit të madh pas humbjes ndaj PSG-së. Nuk ka asnjë arsye tjetër që është përfolur shumë në media. Rinovimi? Messi para 6 muajve ka rinovuar kontratën me Barcelonën”, u shpreh shkurtimisht ai.
Pas kësaj deklarate në Spanjë po hidhen hipoteza se mes dy palëve është arritur marrëveshja por zyrtarizimi ende nuk është bërë publik.
Kujtojmë që zyrtarisht Messi ka edhe 16 muaj kontratë me Barcelonën. (E.K/SHUPLAKA)