22:42 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“New York Times” për hapjen e dosjeve: Shqipëria i bëri llogaritë me të kaluarën, por duket se është tepër vonë

10:12 | 27/02/2017
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
“New York Times” për hapjen e dosjeve: Shqipëria i bëri llogaritë me të kaluarën, por duket se është tepër vonë

Prestigjozja “New York Times” i ka kushtuar një artikull hapjes së dosjeve të komunizmit në Shqipëri. Me titullin “Shqipëria i bëri llogaritë me të kaluarën komuniste, por kritikët thonë se është tepër vonë” trajtohen dy histori konkrete si dhe një përshkrim  përmbledhës për Shqipërinë e atyre viteve dhe hapat e sotëm.

Artikulli nis me rastin e priftit katolik 73-vjeçar Shtjefen Kurti, i cili u ekzekutua në vitin 1971 për kryerjen e një pagëzimi, ekzekutim për të cilin autoritetet e kohës nuk u shqetësuan aspak të vinin në dijeni familjarët. “Vetëm kur vëllai i tij shkoi në burg për t’i çuar ushqim, ai mësoi fatin e priftit. “Mos u kthe. Ai nuk do të ketë nevojë më për ushqim.”, i tha roja të vëllait.”, shkruan “NYT”.

Në artikull shkruhet se rreth 6.000 shqiptarë u ekzekutuan gjatë regjimit komunist. “Nga vendet e ish-bllokut lindor, Shqipëria kishte regjimin më të ashpër dhe më të izoluar. Enver Hoxha, një stalinist, krijoi një aparat represiv deri në vdekjen e tij në vitin 1985 dhe ky aparat vazhdoi deri në rënien e regjimit në vitin 1991.”, vijon më tej artikulli.

“New York Times” shkruan se edhe në një rajon ku rejtësia për krimet e periudhës komuniste mbetet e pakapshme, Shqipëria dallohet si një nga vendet e pakta që nuk kanë krijuar një institucion për të lehtësuar aksesin e qytetarëve në dosjet e tyre të policisë sekrete, ndryshe nga Rumania dhe Gjermania.

Duke iu referuar vendimit më të fundit të qeverisë, prestigjozja amerikane shkruan se situata pritet që të ndryshojë: “Kryeministri Edi Rama, ka thënë se përpjekja, si rezultat i një ligji të 2015-ës që ai ka mbështetur, do të ndihmojë në zvogëlimin e spekulimeve në lidhje me akuzat se zyrtarë sot kanë përfituar nga lidhjet e tyre të epokës komuniste. Por kritikët thonë se masat nuk kanë substancë dhe janë projektuar kryesisht për të përmirësuar imazhin e Shqipërisë jashtë vendit.”, shkruan “New York Times”. (XH.A/SHUPLAKA)

(Zonë ku u gjetën 21 skelete)

Etiketa: hapja e dosjevenew york timesregjimi komunistshkrim
Pas

Vizita e Tahirit, grevistët e Zharrëzës: I’u lutëm për një çadër dhe tha ”jo, jo jo”, as një shishe ujë nuk na solli (VIDEO)

Para

Ngacmonte seksualisht nxënëset në Kuçovë, ky është drejtori 63-vjeçar (FOTOT)

Para
Ngacmonte seksualisht nxënëset në Kuçovë, ky është drejtori 63-vjeçar (FOTOT)

Ngacmonte seksualisht nxënëset në Kuçovë, ky është drejtori 63-vjeçar (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.