Avokati i Populli ka deklaruar për mbledhjen e të hënës për komisionit ad-hoc të Kuvendit për verifikimin dhe vlerësimin paraprak të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).
Sipas këtoj njoftimi mbledhja do të drejtohet nga Avokati i Popullit, Igli Totozani, më 13 mars, ora 14:00.
“Avokati i Popullit në përmbushje të detyrimeve ligjore të parashikuara në nenet 27 dhe 125 të ligjit “Për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë”, ka thirrur mbledhjen e Komisionit të Pavarur Ad Hoc. Mbledhja e Komisionit të Pavarur Ad-Hoc, për verifikimin dhe vlerësimin paraprak të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga Avokatia, do të zhvillohet ditën e hënë, datë 13.03.2017, ora 14:00, pranë zyrave të Avokatit të Popullit”, citohet njoftimi zyrtar i AP-së. (J.V/.Shuplaka)