Një sasi prej 207 kilogramë lëndë narkotike “Cannabis sativa” janë gjetur dhe sekuestruar nga Policia e Tiranës.
Është vënë në pranga poseduesi i lëndës narkotike, i identifikuar si Mehmet Hoxha 67 vjeç, banues në Krujë.
Nga informacionet e deritanishme, flitet se droga u gjet pas kontrollit të ushtruar në një stan për bagëtitë.
Detaje të policisë:
“Në bazë të informacioneve që disponoheshin, se në banesë shtetasi Mehmet Hoxha, 67 vjeç, dyshohej se posedonte lëndë narkotike, janë organizuar shërbimet e Seksionit të Narkotikës, të cilët pas kontrollit të ushtruar në ambientet e banesës e më konkretisht tek një stanë për bagëtitë, u konstatua një sasi e konsiderueshme me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva”.
Sakaq, më cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 207 kg, lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva.
Materialet procedurale në ngarkim të 67-vjeçarit iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.
(XH.A/SHUPLAKA)