Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, është nisur drejt SHBA-së për një vizitë zyrtare. Kjo vizitë dyditëshe nuk është pritur mirë në Maqedoni.
Sipas gazetës “Dnvenik”, pritet që Kotzias të shprehë në Ëashington linjat e kuqe për Maqedoninë, lidhur me bllokimin e procesit të anëtarësimit në NATO dhe BE për shkak të moszgjidhjes së kontekstit të emrit.
Por kjo gazetë shkruan se vizita në SHBA përfshin edhe hedhjen poshtë të platformës shqiptare dhe propozimin e platformës greke. Nëvizohet se në këto takime me zyrtarë të lartë, ai do të shprehë edhe qëndrimet e Athinës për zhvillimet rajonale dhe sidomos ato në Maqedoni.
(XH.A/SHUPLAKA)