17:27 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Rama flet për ministrin e ri të Brendshëm dhe jep garanci: PD do të hyjë në zgjedhjet e 18 qershorit

22:31 | 13/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Refuzoj të qëndroj këtu, s’e vendos ti çfarë është kushtetuese apo jo, a them unë të vërtetën apo jo” (VIDEO e sherrit Rama-Balla)

Kryeministri Rama ka pohuar sot në Top Story se ministri i ri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj do të heqë dorë nga detyra e tij si kreu i komisionit të reformës në drejtësi dhe ajo në komisionin e ligjeve dhe do të fokusohet në punën e tij si ministër i Brendshëm. Rama pranoi të flasë për komentet e ardhura në adresë të Xhafajt.

“Nuk e di çfarë komentesh janë bërë. Besoj fort se është zgjedhja e duhur dhe garanton vazhdimësinë e punës së jashtëzakonshme të lënë nga Saimir Tahiri. Natyrisht që nuk do jetë kreu i komisionit të reformës në drejtësi. Ai është edhe kreu i komisionit të ligjeve dhe komisioni i reformës në drejtësi e ka mbyllur funksionin e tij. Ai do fokusohet në punën e ministrit të Brendshëm”, deklaroi Rama.

Rama ka thënë se fokusi i tij është 18 qershori dhe se maxhoranca po përgatitet për fazën finale të një mandati.

“Shqipëria sot është pikën që ka bërë shumë por ka akoma shumë për të bërë. Fokusi im është tek 18 qershori dhe jo tek 18 shkurti. Ne po organizojmë fazën finale të një mandati, që tanimë të kryejmë një detyrë shumë të madhe: ballafaqimin me gjithë shqiptarët në të gjithë territorin. Të tregojmë çfarë kemi bërë, çfarë duhet të bëjmë dhe njëkohësisht çfarë rrezikon vendi në 18 qershor dhe për këtë arsye marrim një besim edhe më të madh se i 2013-ës”, tha Rama.

I pyetur se çfarë rrezikon vendi në 18 qershor sipas tij, Ramau shpreh: “Rrezikon të humbasë shumëçka nëse besimi që ne kërkojmë të rikonfirmohet nuk është në atë forcë dhe me atë përcaktueshmëri bindëse nga pikëpamja e votës që kërkon mandati i dytë për të çuar përpara reformat për të bërë shtet”.

Për reformën në drejtësi kryeministri tha se opozita nuk e ndalon dot Vettingun dhe herët ose vonë ata do ta votojnë  atë.

“Vettingun nuk e ndalojnë dot as me çadër, as me kërkesën për qeveri imagjinare, as me kërcënime për bojkot. Herët apo vonë, por do e votojnë. Ky popull ka të drejtën e tij historike të kërkojë të ndahen gjykatësit e prokurorët me integritet nga ata që janë të korruptuar. Është koha për të bërë një ndarje me thikë midis Shqipërisë që kemi trashëguar dhe Shqipërisë që duam të ndërtojmë. Këtë ndarje me thikë e përcakton si hap i parë i domosdoshëm, pikërisht vettingu. Aty në atë çadër, është vettingu motivacioni themelor që i shtyn të rrinë në çadër në vend që ta shohin 18 qershorin si destinacionin ku çdo parti politike ka detyrimin të shkojë. Jam i bindur që opozita do hyjë në zgjedhje dhe PD do hyjë në zgjedhje”, u shpreh  Basha. (M.D/ Shuplaka)

Etiketa: edi ramaFatmir Xhafaj
Pas

Pse u shkarkua Saimir Tahiri? Përgjigjet ish-këshilltari i presidentit

Para

Rama flet për herë të parë për kontenierët me lëndë kimike: Do shihemi në gjyq…

Para
Rama shpjegon arsyet për shkarkimin e Tahirit: Puna e ministrit kërkon shumë angazhim

Rama flet për herë të parë për kontenierët me lëndë kimike: Do shihemi në gjyq…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky: Mbështetja e Orbanit për Rusinë, gabim historik

Itali/ I kapen 25 kg kokainë, 56 mijë euro dhe një pistoletë, arrestohet shqiptari. Vlera e drogës në treg rreth 2.5 mln euro

Testi i Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, “thembra e Akilit” për maturantët, penalizohen nga “Jeronim De Rada”

Mbretëria e Bashkuar vendos sanksione ndaj 2 ministrave izraelitë për “nxitje të dhunës ekstremiste” kundër palestinezëve

KPK e riktheu te Magjistratura dhe e pezulloi për një vit prokuroren e Shkodrës, por KPA e shkarkon përfundimisht Marsida Frashërin

Gjarpri hyn në Parlament, deputetët ia mbathin nga salla

Masat në Letoni për ndeshjen me Shqipërinë, bllokohet pjesërisht Sheshi i Lirisë

Serbia merr gati dy miliardë euro hua për të paguar avionët Rafale, të blerë nga Franca

Detaje të reja nga masakra me 10 të vdekur në Austri, agresori vrau 7 nxënës shkolle. 6 nga viktimat janë femra

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali, shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.