Arta Dade feston sot ditën e saj të lindjes. Në fakt një ditëlindje që e gjen atë në një vizitë zyrtarenë Finlandë së bashku me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Në fakt Dade është një nga politikanet më jetëgjata në vendin tonë.
Duke e parë Artën askush nuk mund ta besoj se ajo sot bën 63-vjeç. Atë e kanë suprizuar dhe të rinjtë socialdemokratë të Finlandës duke i dhuruar lule. Këtij urimi i është bashkuar edhe Klevi Pojana, nënkryetar i të rinjve të LSI-së.
‘’Sa surpriz e bukur nga te rinjte socialdemokrat te Finlandes! Urimeve u bashkohemi dhe ne!
Zysha rrezaton vitalitet dhe hijeshi! Ne kampin e Jales kur erdhi per nje bashkebisedim me te rinjte e LRI tha se shikonte tek ne rinine dhe shkelqimin e socialisteve te dikurshem! Te atyre qe bene historine duke marre ne dore fatet e vendit, ne moshe krej te re por me nje pergjegjshmeri dhe feedback me shume se pozitiv!
Aty krejt sinqerisht tha dhe se kish gjetur sekretin pse LSI ishte rritur, vazhdon dhe do te vazhdonte te rritjet, ishte rinia!
Ndaj urimi yne eshte i thjeshte! Qofsh gjithmone e lumtur me poziticitetin qe ju rrethon dhe me nje shpirt rinor!’’, shkruan Pojana. (E.K/SHUPLAKA)