00:03 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Gjici izolon Kukësin, anulon konferencën e trajnerit në minutat e fundit

11:23 | 17/03/2017
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Safet Gjici: Thyejmë Partizanin për titullin (Kërkon mbështetjen e tifozëve)

Dita e sotme në orën 18:00 do të vërë përballë dy nga skuadrat më të mira të momentit në Superligë, Skëndërbeun dhe Kukësin. Kur të gjithë prisnin që në konferencën e zakonshme për media para ndeshjes me Skënderbeun të dilte trajneri Ernest Gjoka siç ishte lajmëruar, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Zyrtarisht u fol për një mosrakordim oraresh, pasi dalja e trajnerit u anulua vetëm pak minuta para se konferenca të niste, por realisht nuk ka qenë kështu.

Burime të “Panorama Sport” pranë klubit verilindor kanë bërë me dije se konferenca e Gjokës është anuluar me urdhër të presidentit Safet Gjici. Numri një i klubit është nervozuar kur ka marrë vesh se trajneri do të dilte para mediave, kur gjatë kësaj jave pjesëtarë të skuadrës, madje dhe vetë tekniku një ditë më parë ka qenë prezent në një media vizive. Sipas Gjicit, një tjetër prononcim i tij do të ishte i tepërt.

Duke qenë se sfida ndaj Skënderbeut ka një rëndësi të madhe, Gjici ka vendosur që deklarata e trajnerit të mos zhvillohej, duke qenë se ndjeshmëria është e madhe. I gjithë opinioni sportiv është i përqendruar te kjo ndeshje, e cila, sipas presidentit, duhet të përgatitet e qetë, pa polemika apo batuta, duke mjaftuar ato që ai vetë ka zhvilluar me homologun e Skënderbeut, Ardjan Takaj.

PËRGATITJET

Duke parë situatën e krijuar dhe praninë e mediave, klubi ka lejuar kapitenin Rrahman Hallaçi që të komentojë këtë sfidë delikate. “Mendoj se e kemi përgatitur këtë ndeshje për ta fituar. Skënderbeu është një skuadër shumë e fortë dhe sigurisht që nuk do ta lëmë të jetë afër nesh.

Kuptohet, edhe barazimi nuk do të ishte keq, por ne duam maksimumin. Është momenti i duhur që ne të tregojmë vlerat tona dhe forcën e karakterit në transfertë. Deri tani nuk kemi treguar sa duhet, por në këtë moment skuadra i ka të gjitha mundësitë për ta treguar veten”, u shpreh mbrojtësi para nisjes drejt qytetit juglindor.

 

 

Etiketa: kukesiskenderbeusport
Pas

Momente nga shpërthimi i vullkanit Etna, copat e shkëmbinjëve godasin turistët (VIDEO)

Para

Basha: Fatmir Xhafaj nuk kalon pragun e ministrisë veçse mbi trupat tanë, t’i japë fund aventurës që ka nisur

Para
Basha: Fatmir Xhafaj nuk kalon pragun e ministrisë veçse mbi trupat tanë, t’i japë fund aventurës që ka nisur

Basha: Fatmir Xhafaj nuk kalon pragun e ministrisë veçse mbi trupat tanë, t’i japë fund aventurës që ka nisur

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.