Bullgaria shprehet e vendosur në rritjen e masave të sigurisë në kufirin me shtetin turk për të parandaluar hyrjen e refugjatëve.
Zyrtarët bullgarë janë shprehur të gatshëm për të marrë masa konkrete, për të përfunduar gardhin që do të ndalojë hyrjen e emigrantëve.
“Jemi të gatshëm të mbrojmë kufirin shtetëror, ashtu siç edhe na e lejon ligji”, është shprehur për AFP-në, minsitri i Mbrojtjes, Sefan Tanevm.
Ky koment i tij është bërë pas përshkallëzimit të marrëdhënieve mes Turqisë dhe Bashkimit Europia. Ankaraja paralajmëroi një prishje të marrëveshjes që ka me Bashkimin Evropian në lidhej me refugjatët.
(XH.A/SHUPLAKA)