Protestat në Maqedoni tashmë nuk po i njohin më vetëm kufijtë e tyre shtetërorë. Akuzat ndaj George Soros në Maqedoni vazhdojnë të intensifikohen edhe më shumë, ku Soros akuzohet se është një njeri që i pëlqen përzierja në sovranitetin e shteteve për të zbatuar politikat e tij, dhe se politikat e tij janë shfaqur në Zyrën Publike të presidentit maqedonas Zoran Zaev.
Për të protestuar ndaj këtij rasti veçanërisht kundër ndikimit të George Soros në Maqedoni, mbrëmjen e së hënën marshuan me parulla të shumta anëtarët e nismës qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”.
Në duar protestuesit mbanin parulla ‘Trump është një hero’; ‘Soros dil jashtë nga Maqedonia’; ‘Rama-Platformë sorosi’; ‘Sorosi financon rrëzimin e Maqedonisë’.
Pra, përveç parullave kundër Soros, kishte edhe parulla kundër kryeministrit Rama duke e akuzuar edhe atë për lidhje me Soros dhe ideator të platformës së partive shqiptare në Maqedoni. (E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1392″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]