Një foto e rinisë së kreut demokrat Lulzim Basha ka nisur të qarkullojë sot në rrjetet sociale dhe portale.
Fotoja tregon kreun e opozitës Lulzim Basha në praninë e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Basha iu bashkua administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë në vitin 2000 fillimisht si këshilltar ligjor dhe më pas si shef i kabinetit të drejtorit të UNMIK-ut në departamentin ligjor.
Por flitet se kjo foto është shkrepur në kohën kur Basha jetonte në Holandë dhe ishte gjimnazist. Mendohet se kreu i PD-së atëherë ishte vetëm 17 vjeç.
(M.D/ SHUPLAKA)