Aktivistët Aulon Kalaja, Altin Goxhaj dhe Ardit Zeneli kanë ironizuar kryeminsitrin e vendit Edi Ramën. Me ironi ata kanë xhirruar një video sikur po dilnin nga zyra e kryeministrit Rama pasi kishin shkuar atje për ta ndihmuar këtë të fundit për transportimin e sendeve të tij të zyrës drejt ambineteve të zyrës elektorale.
Me qese në duar, ku nuk mungonin as piktuart e Ramës, Goxhaj është shprehur: Më morri Rama në telefon dhe më tha Altin të njoh se edhe ti ke qenë me m’u te Sorosi, më tha: ‘A vjen më ndihmo një cikë se kam gjithë stafin duke pastruar zyrën?’, dhe kur i thashë të vij vetëm, më tha: Po pate shok merri dhe mora Aulonin dhe Arditin.”.
Ashtu siç shihet edhe nga kjo video në kornizat midis të tjerash është edhe portreti i Geroge Sorosit , në shenjë ironie pasi Rama akuzohet se ka mbështjen e tij në qeverisje. Këtij portreti i kanë vënë edhe një gjethe hashashi për shkak se edhe vendi është mbuluar nga kultivimi dhe shitja e kësaj bime narkotike. Për më tepër shikoni videon:
(J.V/Shuplaka)