Çifti i njohur Mesila Doda dhe Enkel Demi kanë shpërndarë sot për ndjekësit e tyre në rrjetet sociale një foto të tyre në Kanionet e Osumit në Skrapar.
Nga fotoja e publikuar ata duken të buzëqeshur dhe të lumtur.
Mesa duket ata kanë shkuar për rafting në këtë zonë që njihet veçanërisht për këtë sport tani me ardhjen e pranverës.
Kjo duke u nisur edhe nga veshja e tyre. Foton e ka shpërndarë Enkel Demi duke shkruar se ndihet i argëtuar nga ky aktivitet i tyre.
Mesila Doda është deputete nga radhët e PDIU ndërsa Demi gazetar në televizionin publik. (M.D/ Shuplaka)