23:45 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Operacion antidroge në Shkodër, kapen 44 kg hashash. Arrestohen 2 persona

19:07 | 11/04/2017
në Flash, Te Fundit
0
Operacion antidroge në Shkodër, kapen 44 kg hashash. Arrestohen 2 persona
 

Policia e Shkodrës ka zhvilluar një operacion antidroge ditën e sotme i cili ka  sekuestruar  44 kg kanabis sativa.

Në pranga janë vënë dy shtetas dhe është shpallur në kërkim një i tretë. Policia thotë se bëhet fjalë për arrestime në tre fshatra të ndara.

NJOFTIMI

  1. Me datë 11.04.2017 nga Sektori Për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër pas një pune të mirëfilltë policore, në vijim të operacioneve të pandërprera në terren në kuadër të planit të veprimit të D.V.P Shkodër “Për parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike”, gjatë ditës së sotme  u goditën tre raste të Prodhimit dhe shitjes se narkotikëve dhe konkretisht:

Në fshatin Mazrrek Njësia Administrative Gur i Zi Shkodër, gjatë kontrollit të territorit  u gjet  dhe u sekuestrua një sasie prej 10 kg lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa , e cila ishte fshehur 100 m larg ambjenteve të banesës së shtetasit P.Sh.

Gjithashtu në vijim të veprimeve procedurale penale, në banesën e shtetasit P.Sh u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Lidhur me rastin u bë shpallja në kërkim e shtetasit P.SH vjeç 35, i dyshuar se ka kryer veprën penale të “Prodhimit dhe Shitjes së Lëndëve narkotike”, e parashikuara nga neni 283 Kodit Penal’ dhe “ Vjedhjes e energjise elektrike” parashikuar nga neni 137 Kodit Penal.

  1. Po me datë 11.04.2017 në vijim të operacioneve për kontrollin e territorit “ Për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike” gjatë kontrolleve në terren në vendin e quajtur në fshatin Plan, Njësia Administrative Pult në një ndërtesë të braktisur është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 7 kg lende narkotike e dyshuar si Cannabos Sativa.

Po vijon puna për dokumentimin dhe zbulimin e autoreve të kësaj vepre penale.

  1. Po me këtë datë në vijim të operacioneve për kontrollin e territorit “Për parandalimin dhe goditjen e kultivimit te bimëve narkotike” gjatë kontrolleve në terren në vendin e quajtur fshatin Shtoj i Vjeter Njësia Administrative Rrethina, Shkodër,në një banese që administrohej nga shtetasi Tom Planaj dhe familjareve të tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva.

Lidhur  me këtë rast u bë arrestimi i shtetasve:

  • K. P, 16 vjeç banues në Shtoj i Vjetër, Njësia Administrative Rrethina Shkodër.
  • Tom Planaj, 52 vjeç, banues në Shtoj i Vjetër, Njësia Administrative Rrethina Shkodër. 

(M.D/ Shuplaka)

Etiketa: drogeShkoder
Pas

Dule: Mungon dialogu politik, shtyrja e zgjedhjeve është e pashmangshme

Para

Deklarata e fortë e Dules për ndërkombëtarët: Na kanë bërë një ofertë

Para
Deklarata e fortë e Dules për ndërkombëtarët: Na kanë bërë një ofertë

Deklarata e fortë e Dules për ndërkombëtarët: Na kanë bërë një ofertë

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.