Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel ashpërson edhe më shumë tonet: ”Kush bojkoton parlamentin, dëmton vendin! ME URGJENCË opozita të kthehet në Kuvend!”, theksoi ai, duke shtuar se ky është qëndrim i qeverisë federale të Merkelit.
”Nëse opozita ka shqetësime për zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ka vetëm një mundësi, ne jemi të gatshëm të ndihmojmë për këtë, të sjellim vëzhgues, si të financohenn, por për këtë të diskutohet në parlament jo çadër, Ndaj këshillojmë me urgjencë që të shkojë në parlament.
Nëse vendi shkon në një situatë kaotike, ne sigurisht nuk mund të japim mbështetje, duhet të kapërcejmë interesat personale për interesa kombëtare. Mendoj që interesi kryesor është vazhdimi drejt rrugës BE, kush bojkoton parlamentin, ai dëmton vendin!
Për forcën e ligjit dhe jo ligjin e forcës. Ata duhet të pranojnë shumicën se ushqejnë pjesën që dikur do të bëhen shumicë, ashtu si Edi Rama dikur ka qenë pakicë.”, tha Gabriel.
DEKLARATA E PLOTË E SIGMAR GABRIEL NË KRYEMINISTRI:
”Ne të dy jemi anëtarë të partive socialdemokrate dhe shpesh mund të interpretohet si pikëpamja jonë e përbashkët, por më lejoni të them se është pozicion i qeverisë federale.
Forca e Bashkimit Europian, për të krijuar apo ofruar perspektivën e Bashkimit Europian mbetet e njëjtë.
Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor nuk mund të bëhen që nesër anëtarë, por ne si qeveri jemi të mendimit që mund të bëjmë shumë më tepër për zhvillimin socio-ekonomik të Shqipërisë.
Këtu të tregohet rruga që të çon drejt këtij destinacioni që ia vlen të angazhohesh. Për këtë qëllim sipas bindjes së qeverisë federale duhet më tepër angazhim.
Ne kemi marrë shënim të gjitha thëniet e Z.Rama lidhur me procesin e Berlinit, por nga ana tjetër ka një ngadalësim lidhur me procesin.
Dëshirojmë të bëjmë të qartë se ku mund të ndihmojmë, Shqipëria ndërkohë na ka bërë të qartë se ka një vështirësi teknike për të realizuar këto projekte.
Pika e tretë është që qeveritë t’i inkurajojmë në rrugën e tyre drejt BE që mos t’i ndalojmë në reformat, ndonjëherë është e vështirë të bëhet kjo se cekin interesa të caktuara, megjithatë nuk ka asnjë alternativë veç reformës në drejtësi, dhe reformës kundër korrupsionit.
Realizimi i Reformës në Drejtësi apo Vettingut, kjo na shqetëson që vendi është i ndarë në dy pjesë që deputetët e zgjedhur bojkotojnë parlamentin. Kjo nuk është dicka e kuptueshme nga ana jonë. Ky është mendimi i qeverisë federale që përfaqëson CDU/SPD.
Së pari rikthimin e opozitës në parlament dhe së dyti realizimin e Vettingut.
Nëse opozita ka shqetësime për zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ka vetëm një mundësi, ne jemi të gatshëm të ndihmojmë për këtë, të sjellim vëzhgues, si të financohen, por për këtë të diskutohet në parlament jo në çadër. Ndaj këshillojmë me urgjencë që të shkojë në parlament.
Nëse vendi shkon në një situatë kaotike, ne sigurisht nuk mund të japim mbështetje, duhet të kapërcejmë interesat personale për interesa kombëtare. Mendoj që interesi kryesor është vazhdimi drejt rrugës së BE-së, kush bojkoton parlamentin, ai dëmton vendin!
Për forcën e ligjit dhe jo ligjin e forcës. Ata duhet të pranojnë shumicën se ushqejnë pjesën që dikur do të bëhen shumicë, ashtu si Edi Rama dikur ka qenë pakicë.
Proceset në të gjithë Europën bazohen në disa parime plotësisht të thjeshta. Pse dëshirojnë njerëzit të shkojnë në Europë? Sepse është për forcën e ligjit dhe jo për ligjin e forcës. Unë besoj se është e rëndësishme t’i qëndrojmë këtij parimi, duhet të merren parasysh premisat më të mira për zhvillimin e vendit. Ne si gjermanë duam t’iu ndihmojmë.” (V.G/SHUPLAKA)