22:20 | 11/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tatuazhi kushtuar nënës po i pengon ëndrrën, historia e 23-vjeçarit që nuk po gjen zgjidhje për t’u bërë polic (FOTO)

12:16 | 25/04/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Tatuazhi kushtuar nënës po i pengon ëndrrën, historia e 23-vjeçarit që nuk po gjen zgjidhje për t’u bërë polic (FOTO)

Ai si të gjithë të tjerët ka një endërr, të studiojë dhe të punojë në profesionin që e dëshiron së tepërmi.  Fjalën e kemi për djalin me inicilae G.R i cili nuk arriti të futej në shkollën e policisë, pasi kishte tatuazhin e nënës së ndarë nga jeta, në krah dhe humbi. 23-vjeçari i ka fituar të treja testet për t’u bërë pjesë e kësaj shkolle por nuk është kualifikuar për shkak të tatuazhit të tij. 

Preferon ta mbajë të fshehtë identitetin e vet, por për dritare. net ai ka treguar hisotrinë e tij dhe tashmë po qëndron larg ëndrrës për të qenë një polic.

Pasi humbi nënën e tij, nga dashuria e madhe për të ai vendosi të bëjë një tatuazh me një shprehje që ia dedikon asaj.  “You will always be in my heart” dhe inicialet e ditëlindjes së saj është tatuazhi që qëndon i vizatuar në dorën e djalit. 

 

“Mamaja më ka vdekur para tre vitesh dhe këtë tatuazh e bëra direkt. Nuk them që jam penduar që e bëra, por për shkak të punës, qe ëndërroja të kisha, mendova që nuk kishte asnjë problem për ta hequr. Ndërkohë, tatuazhin me portretin e mamit e kam në gjoks dhe atë nuk e heq për asnjë gjë në botë. Edhe pse vendi ku e kam bërë nuk sjell problem për në punë.”, u shpreh djali. 

Por sakrificat e tij nuk mbaruan me kaq.  23 vjeçari tregon se  sapo mori vesh se për të qenë polic, nuk duhet të kesh shenja identifikuese apo tatuazhe, ai vendosi ta heqë dedikimin në dorë me operacion plastik. 

“Unë i kalova të treja fazat e konkurrimit, kalova me sukses provimin e teorisë, testin fizikë dhe atë psikologjik. Në raundin e parë fituan më shumë se 60 persona, sipas pikëve të grumbulluara i ndanë në dy grupe. Unë nuk isha te grupi i parë, por isha tek ai i dyti, quhesha fitues në pritje.

Gjatë kësaj kohe më thanë që nuk lejoheshin tatuazhet në vende të dukshme  dhe një miku im  më tha që nëse do bëja një tentativë për ta hequr mund të kishte ndonjë tolerim. Dhe unë kështu bëra,vendosa të bëja një operacion plastik për të hequr tatuazhin që kisha në dorë. Nuk e bëra më lazer pasi kisha frikë pasojat në lëkurë, gjithashtu edhe koha për të bërë seancat ishte e pamjaftueshme.

Pas kësaj, më thirrën në telefon për të hyrë në komision për të bërë vlerësimin mjekësor dhe atë fizik. Atje shkova me çdo dokumentacion që mora nga doktori, por personat që ishin në komision më thanë që shenja e operimit ishte problem. Aty mendova se kjo ishte gjë e drejtë, më skualifikuan për tatuazhin e shenjën, pasi kështu është për të gjithë.

Por, me pas parë që në shkollën e policisë kanë hyrë shumë të rinj e të reja me tatuazhe, të cilët i shohim edhe në rrugë, kjo më bëri të kuptoj që ajo që më ndodhi mua ishte një padrejtësi.  Si janë futur të tjerët është punë për ta, unë as nuk dua të merrem me këtë pjesë. Mua më intereson çfarë do të behet me mua, unë kam besim te vetja dhe e di që jam shumë i mirë për atë punë.”, shprehet ai. 

Por kjo histori është sjellë prezente edhe nga deputeti Ben Blushi, i cili ratësisht takoi 23 vjeçarin në rrugë dhe e bëri publik publik rastin e tij. 

“Do të vazhdoj të luftoj për të qenë në shkollën e policisë, duke mos lejuar një tatuazh të më pengojë. Ndaj nuk dua te them emrin ne këtë interviste, që të mos paragjykohem, kur të shkoj sërish në konkurs. Sepse prapë do të shkoj. Unë jam i ri dhe si të gjithë në moshën time, kërkoj të ndërtoj një jetë të sigurt. Dua që jetën ta kem këtu në Shqipëri, edhe pse kam letra greke dhe mund të shkoj të jetoj në shumë vende, përsëri zgjedh vendin tim”, thotë djali që do të bëhet patjetër polic dhe me siguri do të bëhet”, përfundoi i riu. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: 23 vjecariBen Blushirrefimi
Pas

Basha sulmon Xhafajn: Publiko procesrverbalet e shkatërrimit të drogës

Para

Basha para takimit me McAllister: Ka dy zgjidhje, e para është dialogu, e dyta është përballja

Para
Basha zbulon çfarë i tha ministrit të Jashtëm gjerman: Realiteti s’mund të injorohet dhe as të fshihet përmes propagandës absurde të Edi Ramës!

Basha para takimit me McAllister: Ka dy zgjidhje, e para është dialogu, e dyta është përballja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Riaktivizohet vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e mbeturinave në Vlorë, në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe mjete të rënda

Lista Serbe në ‘numërim mbrapsht’ drejt zgjedhjeve lokale në veri

Akuzat e rreme për vrasje në Serbi, Kosova në këmbë për lirimin e ish-efektivit Spahiu

SHBA/ Marinsat zbresin në rrugët e Los Angeles, urdhër për ndalim të protestuesve

Siguria në pikëpyetje, SHBA po përgatit planin për evakuimin e ambasadën e saj në Irak

“Nënat britanike duhet të pranojnë se bijtë e tyre do të vdesin për Finlandën”, Kuleba: Ndryshe nuk ka NATO!

“Rusia do ta testojë NATO-n”, Shefi i inteligjencës gjermane: Do dërgojë “të vegjlit e gjelbër” në Estoni

Kina humb “Dragoin e Egër”, avioni luftarak modern bie në xhunglën e Myanmarit

S’ka rinumërim për Shkodrën, KAS rrëzon një tjetër ankimim të opozitës, zbulon si u tjetërsuan votat brenda PD

“Marrëdhëniet janë të shkëlqyera”, Trump njofton arritjen e marrëveshjes historike me Kinën, zbutet lufta tregtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.