Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mësohet se po zhvillon një takim të minutave të fundit me ish-kryeministrin dhe ish-liderin e PD-së, Sali Berishën.
Ky takim i tyre zhvillohet pak pasi Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare pranuan kërkesën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, për një tryezë bisedimesh me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama.
Zhvillimi i këtij takimi vjen edhe përpara mbledhjes që do të zhvillojë grupi parlamentar i PD-së. Mbledhja është parashikuar të mbahet rreth orës 18 e 30 dhe pjesëmarrja është e detyrueshme.
(XH.A/SHUPLAKA)