Bijat e Lasgush Poradecit (Llazar Gushos) kanë marrë së fundmi një iniciativë lidhur me krijmtarinë e atit të tyre. Mësohet se në kuadër të 30-vjetorit të vdekjes së poetit është vendosur që pasuria e tij letrare t’i kalojë Arkivit të Shtetit.
Bëhet fjalë për 19 mijë 308 fletë dorëshkrime të Lasgush Poradecit, 8562 fletëshkrimi, 3662 fletë gazeta, 26 revista, 1606 fotografi dhe kartolina, 315 ftesa dhe telegrame, 296 partitura, 14 harta, 8 kartëmonedha, 11 dekorata, 7 certifikata, 12 pulla postare.
Ky është hapi i parë për t’ia dhënë poetin trashëgimisë kombëtare. Thuhet se ka qenë një dëshirë e hershme e vetë Poradecit që dorëshkrimet e tij të ruhen në arkiv.
(XH.A/SHUPLAKA)