03:49 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama dhe Basha diskutojnë në tavolinë fatin e zgjedhjeve, Abilekaj: Sot mund të ketë një marrëveshje!

20:12 | 04/05/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama dhe Basha diskutojnë në tavolinë fatin e zgjedhjeve, Abilekaj: Sot mund të ketë një marrëveshje!

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha, ndodhen në tavolinën e thirrur nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani, me qëllim pqë t’i dhënë fund krizës politike, gazetari dhe analisti Enton Abilekaj jep mendimin se ndryshe nga dje, sot mund të ketë një marrëveshje.

“Edi Rama dhe Lulzim Basha, po ulen për herë të dytë, pa dëshirën e tyre. Presioni është i tillë që ata duhet të gjejnë një zgjidhje, përpara se koha t’i bëjë të pakthyeshme gabimet dhe të pashmangshme ngjarjet. Nëse në këtë takim shkojnë me dosje të mbushura me strategji dhe manovra, vetëm sa do të përsërisin ritualet e përzishme tashmë të tranzicionit. E kundërta do të ndodhë nëse marrin me vete dosjen e gabimeve që kanë bërë deri tani.”, shprehet Abilekaj.

Analisti zbulon edhe disa nga variantet se si mund të bien dakord dy palët, një prej të cilave është krijimi i një qeverie teknike, ndërsa një tjetër variant është që të shkohet në zgjedhje me ndryshime në kabinetin qeveritar për tja ofruar opozitës.

SHKRIMI I ABILEKAJT

Marrëveshje mund të ketë

Edi Rama dhe Lulzim Basha, po ulen për herë të dytë, pa dëshirën e tyre. Presioni është i tillë që ata duhet të gjejnë një zgjidhje, përpara se koha t’i bëjë të pakthyeshme gabimet dhe të pashmangshme ngjarjet. Nëse në këtë takim shkojnë me dosje të mbushura me strategji dhe manovra, vetëm sa do të përsërisin ritualet e përzishme tashmë të tranzicionit. E kundërta do të ndodhë nëse marrin me vete dosjen e gabimeve që kanë bërë deri tani. 

Edi Rama dosjen e krijimit të një makinerie elektorale ku u përzje shteti me krimin, paratë e paligjshme me investimet jetike për të ardhmen e vendit, njerëzit e botës së krimit me politikën deri në Parlament për të trembur qytetarët dhe ata të botës së biznesit për të blerë votuesit, u përzje pazari i gjësë së gjallë në Parlament dhe jashtë tij me betejën e hapur me kundërshtarët dhe konkurntët. Për këto gabime është sot në tehun e legjitimitetit.

Lulzim Basha dosjen e një strategjie të paqartë, që u përball në boulevard me Kryeministrin dhe Kryetarin e Parlamentit, me PS dhe LSI, pa e ditur kë kishte aleat, u përball me komunitetin ndërkombëtar, duke e ditur nga përvoja se “fakti I kryer”, për ata është metodë e dështuar, duke e ditur nga përvoja se rruga e bojkotit dhe e cënimit të stabilitetit nuk ka funksionuar që nga viti 1997 me aleatët ndërkombëtarë. Nuk kanë ndjekur politikën e dy standarteve në Shqipëri, sepse nuk e inkurajuan asnjëherë Ramën në opozitë të bojkotonte Parlamentin, sic bëri në shtator 2009, e kundërshtuan fort për grevën e urisë në prill 2010, e ndaluan të protestonte pas 21 janarit 2011, I kërkuan të votonte 3 ligjet e famshme deri në 23 qershor 2013. Po bëjnë të njëjtën gjë tani, duke ruajtur të njëjtin standart. Prandaj e kanë mbështetur në kërkesa,por jo në strategji. Këto gabime e kanë sjellë në këtë pikë, ku të gjithë e pohojnë që ka të drejtë, por askush nuk e mbështet për rrugën që zgjodhi. 

Këto dosje mund të ndihmojnë Ramën të reflektojë deri në pranimin e një qeverie teknike, që të bëjë një reformë të vërtetë dhe konkrete, atë të zgjedhjeve të lira, si reforma e parë e domosdoshme. Të hyjë në historinë e tranzicionit si kryeministri I parë që e merr konfirmimin nga zgjedhjet e lira dhe te pakontestuara nga opozita. Pastaj të kërkojë edhe votimin e Reformës, duke pranuar edhe 3 amendamentet e opozitës. 

Mund ta ndihmojnë Bashën, që të pranojë edhe një variant të Qeverisë Teknike, si ai Mekallister, duke shtuar ndoshta edhe propozimet e fundit te Kryeministrit. Të pranojë të shkojë në zgjedhje me zv kryeministrin dhe 4 ministra në qeveri dhe me një afat pak më të gjatë për përgatitjen e tyre. Të votojë vettingun me apo pa 3 ndryshimet që ka kërkuar dhe të heqë nga vetja akuzën për bllokimin e Reformës. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: enton abilekaj
Pas

Ambasada holandeze thirrje për dialog dhe pjesëmarrje në zgjedhje

Para

Identifikohet i plagosuri, kush është 26-vjeçari nga Tropoja që donin “ta zhduknin nga faqja e dheut”

Para
Identifikohet i plagosuri, kush është 26-vjeçari nga Tropoja që donin “ta zhduknin nga faqja e dheut”

Identifikohet i plagosuri, kush është 26-vjeçari nga Tropoja që donin “ta zhduknin nga faqja e dheut”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kalifornia planifikon të ngrejë padi kundër Trump për vendosjen e Gardës Kombëtare në protesta

FOTO/ Los Angeles në flakë, protesta të dhunshme pas dërgimit të agjentëve federalë për emigrantët

Kardinali shqiptar Ernest Simoni në festën e Madonnës së Kurorëzuar në Itali, kryeson Meshën Solemne

Plagosja e shqiptarit në Itali, një nga skenarët e mundshëm është hakmarrja për shkak të detyrës! Cenaj rezulton ish-efektiv i Policisë Kriminale

Orban: Rusët nuk mund ta mposhtin Ukrainën, e jo më NATO-n

5 gola në dy ndeshje, Kosova ka një yll të ri

Rama rikthen rubrikën “Sy m’sy”, nesër komunikim live me qytetarët

“Situata u përkeqësua pasi Trump solli Gardën Kombëtare”, Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë: Do ngremë padi ndaj presidentit

Presidentja e Meksikës dënon përdorimin e dhunës në protestat në Los Angeles

Shqetësim muskulor për një mbrojtës, Kombëtarja zhvillon seancën zyrtare stërvitore në Riga para sfidës me Letoninë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.