Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha, pas arritjes së marrëveshjes për zgjidhjen e krizës politike, janë mbledhur edhe njëherë tjetër në një takim “kokë më kokë” në Pallatin e Kongreseve.
Ky takim vjen një ditë para zhvillimit të seancës së jashtëzakonshme parlamentare të thirrur nga kreu i Kuvendit Ilir Meta.
Në seancën e jashtëzakonshme priten të votohen ministrat e rinj teknik. Nesër pritet të shkarkohet kreu i KQZ-së, Denar Biba; të emërohen zv/kryeministri dhe 6 ministrat si edhe të shqyrtohet dhe miratohet paketa ligjore që ka lidhje me reformën zgjedhore. Lajmi në përditësim… (D.D/Shuplaka)
FOTOT para Pallatit të Kongreseve:
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1859″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]