Turqia është shprehur kundër bashkëpunimit të NATO-s me Austrinë duke bllokuar kështu partneritetin e aleancës me 41 shtete.
Marrëveshje në të cilën bën pjesë edhe Kosova. Pavarësisht sa Austria nuk është anëtare e NATO-s, bashkëpunon ngushtë me aleancën dhe ka më shumë se 400 trupa që po shërbejnë në Kosovë. Por Turqia e cila shënon numrin më të madh të ushtarëve ndër anëtarët e NATO-s, pas SHBA-së, nuk e dëshiron më këtë bashkëpunim si një mënyrë për të marrë hak ndaj tentativës së Austrisë për të bllokuar procesin e anëtarësimit të saj në BE.
BBC raporton se NATO ka planifikuar një takim për të enjten, në selisë e aleancës 28 shteteve ku pritet që ndër të tjera të diskutohet edhe për çështjen.
Në takimin mes shteteve anëtare të NATO-s do të flitet për luftën kundër terrorizmit dhe një ndarje më të drejtë të barrës në këtë luftë. Trump do u kërkojë shumë shteteve të rrisin shpenzimet e tyre ushtarake në 2 për qind të PBB-së.
Sakaq, Ministri Austriak i Punëve të Brendshme, Hans Peter Doskozil e dënon veton turke me fjalët:
“Unë dënoj fuqimisht kursin e veprimeve të Turqisë në NATO. Është një sjellje e papërgjegjshme kundër Austrisë dhe më forcon bindjen time se Turqia është shumë larg të qenit pjesë e BE-së”. (D.D/Shuplaka)