Analisti Ylli Dylgjeri ka reaguar pas deklaratës së Lulzim Bashës nga Pogradeci, ku ky i fundit theksoi se po nuk ia dhanë votën PD-së pogradecarët por nëse ia japin LSI-së është sikur e hidhin në gjol.
Por meqënëse edhe Dylgjeri është i përpiktë ka kujtuar se ora kur ka shkruar statusin është 14:20, pas 20 minutash pas përfundimit të orarit zyratar. Analisti është shprehur se “në gjolin e PD-së po helmohen njerëzit ndërsa në gjolin e LSI shumë – shumë e hanë ndonjë ngjalë o Luli”.
“LSI-ja gjol ? Uaaaaa!!!
Në gjolin PD-së po helmohen njerzit, në gjolin LSI shumë – shumë e ha ndonjë ngjalë o Luli. PS. Ora14. 20 Mbaroi orari zyrtar.”, shkruan Ylli Dylgjeri. (J.V/Shuplaka)