Dorëzohet në Gjykatën e Lartë rekursi i prokurorisë kundër vendimit të gjykatës, e cila dha pafajësi për personat e dyshuar si anëtarë të “Hakmarrjes për Drejtësi”.
Në 25 maj 2017, Gjykata e Lartë ka shpallur regjistrimin e çështjes me rekurs të prokurorisë, e cila është shprehur kundër vendimit që dha pafajësinë për të pandehurit e kësaj çështjeje.
Çështja penale me të pandehur Orik Shyti, Altin Arapi, Gentian Caka, Nikolin Novruzaj, Roland Shyti, Leart Shyti, Kreshnik Spahiu, Paso Novruzaj, Gëzim Gjoni e Dritan Hate, pritet të shqyrtohet tashmë në Gjykatën e Lartë pas regjistrimit, shkruan Panorama.
Prokuroria ka kërkuar që çështja të kthehet në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe të zhvillohet shqyrtimi i provave, apo marrja e tyre rishtazi në lidhje me një sërë akuzash të rënda.
Sipas Prokurorisë, të pandehurit duhet të gjykohen për akuzat: “akte terroriste”; “vrasje në rrethana të tjera cilë- suese”; “vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë; “vjedhje me pasojë vdekjen” në dy raste; “vjedhje e bankave dhe arkave të kursimit” në dy raste, “rrëmbim dhe mbajtje peng e personit në rrethana lehtë- suese” në bashkëpunim, në formën e organizatës kriminale etj.
Prokuroria kërkon në Gjykatën e Lartë që çështja të kthehet për rigjykim në Shkallën e Parë, ku të rimerren provat për të cilat ka vërejtje.
(M.D/Shuplaka)