01:01 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Naço dhe Klosi PËRPLASEN fort, publikojnë FOTOT e Mitingjeve, Naço: Kur e vërteta të mundon, deformon realitetin!

08:44 | 09/06/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Naço dhe Klosi PËRPLASEN fort, publikojnë FOTOT e Mitingjeve, Naço: Kur e vërteta të mundon, deformon realitetin!

Berati është një nga qarqet që përplas fort PS-në dhe LSI-në. Duket se gara mes të dyve do të vendosë se kush do të marrë më shumë mandate e duke lënë në hije PD-në.

Mirëpo duke qenë një qark kaq shumë i luftuar nuk kanë munguar as përplasjet direkte mes përfaqësuesve të Partive aleate në qeverisje.

Edhe ish-kreu i LSI-së Meta nuk ia ka  lënë mangët nga Berati Blendi Klosit duke e quajtur  një kumarxhi.

“Në krye të grupit të punës ka ardhur një kumarxhi që rri me kriminelë dhe përdor segmente të caktuara të policisë së Beratit të lidhur me kanabisin për t’u bërë presion qytetarëve”, tha Ilir Meta në mitingun e LSI-së ne Berat.

Mesa duket Klosi nuk e ka duruar këtë. Ai e ka ndezur fillimisht situatën me publikimin e dy fotove, njërit të Mitingut të PS-së dhe tjetrit të LSI duke treguar me shenjë se kush prej të dyjave do të jetë forcë e parë.

Kujtojmë se Blendi Klosi është kreu i listës së PS-së në Berat.

E menjëhershme ka qenë dhe reagimi i Nasip Naços që është në krye të listës së LSI. Duke publikuar pamje të tjera ai thotë se numërimi i Klosit është përçart.

Po ashtu ai e fton Klosin që të jetë i duruar deri më 25 Qershor, ditë kur do të vendosin shqiptarët.

‘’Kur e vërteta të mundon jo thjesht nis të numërosh përçart, por edhe të deformosh realitetin. 
Të krahasosh takimin e LSI organizuar vetëm për 24 orë, në mes të sheshit më të madh të Beratit, me atë të PS në rrugën më të ngushtë të mundshme para bashkisë Berat me perfaqësues të komplet qarkut, pra të pesë bashkive njëkohësisht, është njësoj sikur makinës t’i hedhësh vajguri e të mendosh të fitosh garën! Kjo është thjesht të gënjesh vetveten… Megjithatë, deri në datën 25, mejdanin aty e ke z. Klosi dhe po te pret’’, shkruan Naço bashkëngjitur fotos.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: Beratblendi klosiKlosinasip nacoperplasja
Pas

“Ne jemi shok burgu”, Anita Haradinaj tregon sakrificat krah Ramushit

Para

“Zero tolerancë”, ministri Demiraj bën bilancin e tre javëve, tregon ç’ka ka arritur

Para
“Zero tolerancë”, ministri Demiraj bën bilancin e tre javëve, tregon ç’ka ka arritur

"Zero tolerancë", ministri Demiraj bën bilancin e tre javëve, tregon ç'ka ka arritur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.