14:19 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Vetëm për 100 Euro, si porositeshin të rejat në Tiranë për të prostituar (PËRGJIMET)

12:26 | 10/06/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vetëm për 100 Euro, si porositeshin të rejat në Tiranë për të prostituar (PËRGJIMET)

Bëri seks vetë për 100 euro në mbrëmjen e 26 marsit 2016.

P27- vjeçare pranoi ofertën e një mikut të saj për të kryer marrëdhënie seksuale me një të panjohur kundrejt një shume prej 100 eurosh. 

Sipas “Panorama” e reja  që nuk dinte e reja ishte fakti se telefonata e “pazarit” ishte përgjuar dhe se të gjitha lëvizjet e saj nga zona e Pazarit të Ri deri te një hotel pranë Liqenit Artificial, ku konsumoi aktin seksual, ishin vëzhguar nga agjentët e policisë.

Policia kishte prej muajsh që hetonte një rrjet të prostitutave të luksit në kryeqytet. Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës përfundoi gjykimin ndaj të pandehurës Domenika D., e dyshuar si një nga vajzat e përdorura për prostitucion “VIP” në Tiranë dhe ajo u deklarya e fajshme për akuzën e “prostitucionit” dhe u dënua me 4 muaj burg. 

Në të njëjtin proces u deklarua i fajshëm për të njëjtën akuzë edhe i pandehuri M.M., klienti i një tjetër prostitute. Ai u dënua me 100 mijë lekë gjobë.

PROSTITUCIONI

Referuar vendimit të gjykatës për të pandehurën Domenika D. dhe M.M., një kopje e të cilit u sigurua nga gazeta, procedimi penal ndaj tyre ka nisur pas një informacioni policor të siguruar në rrugë operative se i pandehuri Nik G. është i angazhuar në një rrjet të shfrytëzimit të prostitucionit.

Përgjimi telefonik i numrit të tij, si edhe mbajtja nën vëzhgim e lëvizjeve të tij ka zbuluar se ai ishte i përfshirë në veprimtari të paligjshme në fushën e prostitucionit. Nga hetimi ka rezultuar se ai merr porosi nga persona të ndryshëm për t’u gjetur vajza për marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. Në komunikimet telefonike ai i pyet vajzat nëse janë për punë, apo nëse mund të shkojë t’i marrë.

PERGJIMET

Në të gjitha rastet, i pandehuri Nik G. komunikonte me të pandehurin B.M. për të shfrytëzuar të pandehurën Domenika D. për prostitucion, madje në një rast rezulton se ata kanë komunikuar dhe për oraret e qëndrimit në hotel të shtetases Domenika D., si dhe pagesës që do të merrnin dhe ndanin së bashku.

“Në datës 23.03.2016, i pandehuri Nik G. ka marrë porosi nga një numër telefonik për të gjetur vajza dhe ka komunikuar me të pandehurin B.M. nëse ishte për punë dhe me të pandehurën A. B. Më pas, ai ka marrë të pandehurat në automjetin e drejtuar nga B.N.

Të pandehurën Domenika D. ai e ka lënë te Pazari i Ri dhe ajo më pas ka hipur në automjetin e H.S., ndërsa të pandehurën Aureta B. e ka çuar në një hotel ‘V…’, ku ajo ka kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës 100 euro, me të pandehurin M.M.”, thuhej në vendimin e Gjykatës.

 

 

Etiketa: prostitutarrjetitirane
Pas

Asgjësohen 172 bimë narkotike, nën hetim 3 zyrtarë në Durrës

Para

Gazetari: Rama “Supa e Kazanit”, stërkalat çikën Çimin e Çanin… Gjellë qensh

Para
Reagon ashpër gazetari: Lehni, lehni, çiraku nuk bëhet kurrë usta, mbretin tuaj lakuriq me konelehrjet nuk e vishni dot

Gazetari: Rama “Supa e Kazanit”, stërkalat çikën Çimin e Çanin… Gjellë qensh

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli kryen sulme të reja në Teheran dhe Urmia, vriten 4 anëtarë të Gardës Revolucionare

FOTO/ Makina futet kundravajtje në një autostradë në Itali duke shkaktuar aksident. Një i vdekur dhe pesë të plagosur, mes tyre tre fëmijë

Mijëra studentë në Mbretërinë e Bashkuar kapen duke kopjuar me ChatGPT, hetimi i Guardian zbulon rreth 7,000 raste të provuara mashtrimi

Akuzohen për spiunazh në favor të Izraelit, Irani arreston dy persona

Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, policia publikon akset që do të bllokohen në Tiranë

Konferenca e OKB-së: Një kthesë për mbrojtjen e oqeaneve të botës, BE jep 1 mld euro!

Trump feston 79-vjetorin me paradë, protestuesit: Nuk ka mbret në Amerikë!

E rëndë në Kurbin, i riu dhunon dhe bën për spital 70-vjeçarin!

U rrëzua nga biçikleta, ndërron jetë 60-vjeçari në Tiranë

Balenë në mes të ditës, pamje të rralla në detin e Vlorës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.