Kanë plasur montazhet pas vizitës dhe takimit të kreut të PD-së Lulzim Basha në Uashington me presidentin Donald Trump. Sigurisht kryeministri Rama nuk do të jetë ndjerë dhe aq mirë kur e ka parë këto foto.
Mirëpo për të kanë menduar persona që merren me montazhe në rrjet. Ata kanë publikuar një foto në të cilën shihet Rama që nxjerr kokën mes Bashës dhe Trumpit.
Pas vizitës Basha u kthye mjaft entuziast në Rinas duke thënë se vizita në Uashington konfirmoi mbështetjen e pakursyer të SHBA-ve ndaj vendit tonë.
(E.K/SHUPLAKA)