Luan Rama nga LSI në një deklaratë për mediat është shprehur se thirrja e Ramës për Policinë se pas punës mund të mbledhin vota për PS është jo ligjore dhe e turpshme.
Pjesë nga fjala e Luan Ramës:
Kryeministri ka deklaruar në një takim elektoral se Policia pasi të lënë orarin të heqë unifomën të mbledhë vota për PS, është skandaloz, provokatik, policia e Shtetit e ka të ndaluar me ligj gjatë apo pas orarit të punës, edhe të mbledhë vota.
Policia e Shtetit është e depolitizuar, kemi të bëjmë me një përcakitm të qartë që quhet ndalim absolut, nëse nuk e di le ti pyesë këshilltarët, kjo dmth që në kohën e punës apo jashtë çdo punonjës e ka të ndaluar rreptësisht të jetë pjesë e aksionit politk.
Kryeministri fton Policinë e Shtetit të shkelë ligjin, urdhëron Policinë të vjedhë vota për Rilindjen, kryetari shfaqet në shkelje të ligjit si njeri antishtet, jo vetëm e denoncojmë si LSI, por kërkojmë nga zv/kryeministrja, policia dhe Ministria e Brendshme të distancohen, ndërkaq ftoj të gjithë punonjësit jo vetëm mos përgjigjen, të mos guxojë askush të cënojë këtë standart, askush të mos mbledhë vota për Rilindjen apo forcë tjetër, nuk do të ketë rilindas që të mbrojë policin që do vjedhë vota, kjo është deklaratë e turpshme.
(M.D/Shuplaka)