Zyra e LSI-së në Durrës, ku në të në orët e para të mëngjesit shpërtheu një bombë ndodhet pranë një shkolle. “Shuplaka” mëson se në këtë shkollë është vendosur KZAZ-ja në të cilën ndodhen materialet zgjedhore që do të shpërndahen në qytetin e Durrësit për zgjedhjet e 25 qershorit. Theksojmë se materialet zgjedhore kanë ardhur në këtë shkollë para dy ditësh.
Shkolla ku ndodhen materialet zgjedhore është shumë pak metra larg zyrës së LSI-së, në krah të saj. Por a pikasën gjë policët?! Kjo shkollë prej dy ditësh po ruhet nga forcat e policisë, edhe gjatë mesnatës, kur është vënë bomba te kjo zyrë, nga persona ende të paidentifikuar nga policia.
Nga ky shpërthim deri më tani raportohet vetëm për dëme materiale. Nga shpërthimi duket qartë edhe në fotot e mëposhtme se në zyrën e LSI-së janë thyer xhamat, janë dëmtuar karriget dhe tavolinat dhe paisjet në të.
Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe Lefter Koka, i cili ka deklaruar se “askush nuk mund te ndalë vullnetin e qytetareve të ndershëm durrsake! As Zagaret e Rilindjes!”.
“Në orën 2 pas mesante ka ndodhur një shpërthim. Kjo është bërë nga eksponentë të Partisë Socialiste, i bëj thirrje policisë të marr masa. Rilindja është një grup shumë i vogël në Durrës, të mos luajnë, se nuk do të ketë forcë që të ndalojë qytetarët. Një kundërshtar kemi Lulin dhe Rilindjen. Të gjithë këta do të përballen me forcën e rinisë shqiptare. Ia kuptoj ankthin atyre, por mezi presin që të mbarojë zgjedhjet që të mbjellin sërish hashash por kjo nuk do të ndodhë pasi LSI do të drejtojë vendin. Këta nuk janë as qytetarë të Durrësit por janë Zagarë të Rilindjes”, u shpreh Koka. (J.V/Shuplaka)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2225″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]