Disa ditë pas zgjedhjeve, kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka treguar se çfarë historinë e një kandidati të partisë së tij në Memaliaj.
Mystehak Muho, i cili sëbashku me 6 pjesëtarët e familjes së tij, ka votuar sigurisht për numrin 18 në listë, LIBRA-n, votat e tyre humbën gjatë numërimit, pasi LIBRA doli me zero vota.
“HISTORIA E KANDIDATIT LIBRA NË MEMALIAJ. SI JU VODHËN VOTAT E FAMILJES
Për të gjithë ata që pretendojnë se këto zgjedhje kanë qenë të drejta dhe për të gjithë ata që ngushëllohen me besimin se ka ende shqiptarë të lirë po tregoj një histori. Në Memaliaj, qarku Gjirokastër, LIBRA kandidoi një djalë që quhet Mystehak Muho. Ai votoi bashkë me familjarët e vet gjithsej 6 veta te Pallati i Kulturës qendra 43 69/1.E dini sa vota gjeti pas numërimit? Asnjë. Këto janë zgjedhjet e 25 qeshorit 2017 në të cilat LIBRA mori sipas KQZ 19666 vota. Natyrisht pa 6 votat e Mystehak Muhos.”, tregon Blushi. (D.D/Shuplaka)