Kreu i qeverisë Edi Rama ka mbledhur sot të gjithë deputetët dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 Qershorit.
Ai ka dhënë direktiva të qarta se para 1 Gushtit nuk do të ketë asnjë ditë pushimi për të zgjedhurit pa u bërë një analizë e qartë për situatën.
“Të nisim menjëherë një tur dëgjimor me komunitetet zonë për zonë. Askush prej jush nuk do të shkojë për pushime para 1 gushtit, asnjë prej jush nuk është marrë me zor në këtë parti, pavarësisht se jeni lodhur mjaft kohët e fundit.
Kemi kërkuar një mandat kuqezi dhe do qeverisim kuqezi dhe jo si përçarës. Për të dalë faqebardhë në misionin tonë, duhet të shohim tek çdo shqiptar i aftë një bashkëpunëtor në misionin tonë dhe çdo i paaftë të largohet nga ky mision. Çdo deputet që do më shumë gjakun e tij, të lërë detyrën që sot”, tha Rama.
(E.K/SHUPLAKA)