Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një mbledhje me deputetët dhe kandidatët e 25 Qershorit në ambjentet e kryeministrisë.
Sigurisht që pati dhe direktiva të qarta për të gjithë të zgjedhurit se duhet bërë një analizë e situatës në të gjithë vendin.
Po për deputeten e LSI-së Kejdi Mehmetaj kjo është abuzive dhe e paligjshme. Mehmetaj thotë se kjo nuk është Shqipëria që duam, duke iu referuar dhe shprehjes së famshme të Ramës.
“Kryeministri po bën mbledhje të PS në kryeministri. E paligjshme, e pamoralshme, e padrejtë.
Abuzim me pushtetin! Kjo nuk është Shqipëria që duam “, shkruan Mehmetaj.
Kujtojmë se dhe gjatë fjalës së sotme Rama nuk i kurseu kritikat ndaj LSI-së ku tha se rëndësia e saj është një vrimë në ujë përpara Shqipërisë. Rama po ashtu i falenderoi ministrat e LSI-së për gjithë punët e mira që u bënë në katër vite.
(E.K/SHUPLAKA)