Kreu i LIBRA-s Ben Blushi publikoi sot emrat e disa personave, të cilët sipas tij kanë vjedhur votat e LIBRA-s në tiranë, duke ia kaluar partive kryesore.
Një prej tyre ishte edhe Ergys Hila, i cili sipas Blushit punonte si shef i financës në Ministrinë e Mbrojtjes. Mirëpo gazeta “Panorama”, duke iu referuar burimeve brenda Ministrisë së Mbrojtjes, shkruan se Hila nuk është prej dy vjetësh pjesë e dikasterit.
Madje kur ka qenë në detyrë para dy vitesh, ka mbajtur postin e specialistit të Arkivës së Forcave të Armatosura dhe jo atë të shefit të financave.
“EMRAT E ATYRE QË VODHËN VOTAT.NJËRI PUNON NË MINISTRINË E MBROJTJES
Ergys Hila shef finance ne Ministrinë e Mbrojtjes është njëri nga katër numëruesit që ka vjedhur votat në kutitë 1939 dhe 1944/2 në Tiranë. Natyrisht i ka hiper kalit te Rilindjes dhe atë që bën me votat bën dhe me paratë e shtetit.Tre të tjeret janë Mirand Seferi i PD dhe Florian Shkreta e Elona Filolli.Këta të katër sic provohet nga pamjet filmike te KQZ i kanë vjedhur vetëm LIBRA 18 vota ne dy kuti. Do i padis bashkarisht.”, shkruante Blushi. (D.D/Shuplaka)